Covid në Britaninë e Madhe lulëzon skllavërinë moderne, viktimat nga Ballkani dhe Europa Lindore

Covid në Britaninë e Madhe lulëzon skllavërinë moderne, viktimat nga Ballkani dhe Europa Lindore

Nga abuzimi në botën e punës deri tek shfrytëzimi seksual. Skllavëria moderne është një industri e lulëzuar e krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku me mijëra njerëz janë të nënshtruar prej shantazhit të përditshëm të korporatave dhe ‘mjeshtrave’ të rinj të mijëvjeçarit të tretë.

Llogaritet se në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar u identifikuan 10 600 skllevër modernë, një rekord i lartë. Më shumë se 50% rritje në krahasim me 2018. Shfrytëzimi i punëtorëve ishte më i zakonshmi abuzim. Shumë nga viktimat, shpesh emigrantë të parregullt që nuk mund të sigurojnë punë pa dokumenta, vijnë nga Europa Lindore, Ballkani dhe Vietnami.

Ella Read, e organizatës bamirëse Hestia thotë se “Kriza e shkaktuar nga rreziqet e emergjencës Covid-19 po përkeqëson gjendjen e tyre. Me rihapjen e ndërmarrjeve, ne mendojmë se numri i atyre që janë shfrytëzuar do të fillojë të rritet përsëri. Rreziku i skllavërisë moderne tani është potencialisht më i lartë sepse sipërmarrësit mund të kenë më pak para për pagat".

Britania ka rritur përpjekjet për të luftuar këto skllavëri, por kritika kryesore është se ligji i ri i futur në 2015, ‘Akti Modern i Skllavërisë’, mbetet ende shumë i pazbatuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja