Një studim i kryer nga qeveria e Boris Johnson parashikon që, në skenarin më të keq të Pandemisë, një rritje e dytë e infeksioneve Covid 19 në Mbretërinë e Bashkuar në sezonin vjeshtë-dimër mund të shkaktojë 85,000 vdekje, ose rreth dyfishin e numrit të viktimave që janë regjistruar deri më tani në vend.
Studimi, i kaluar te BBC nga një burim qeveritar, thotë se në rast të një zhvillimi të këtij lloji, do të rivendosen masat kufizuese.
Raporti është përgatitur nga ekspertë të ‘Sage’, komiteti qeveritar i përbërë nga shkencëtarët më të mirë mbi pandemitë dhe sëmundjet infektive në Mbretërinë e Bashkuar.
Dokumenti specifikon se ky është "skenari i rastit më të keq", jo domosdoshmërisht i destinuar të ndodhë, por është marrë në konsideratë për të përgatitur qeverinë britanike për çdo eventualitet.
Para pak ditësh edhe Boris Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock deklaruan se nuk e përjashtojnë rimbylljen totale të vendit
Periudha e vjeshtës dhe dimrit, me një rritje të rasteve të gripit, besohet të jetë më e rrezikshmja për një valë të dytë të infeksioneve, të cilat duket se u ngadalësuan në fillim të verës, por janë rritur me shpejtësi për javë të tëra. Deri më sot, pandemia ka shkaktuar më shumë se 41,000 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar.
Prej situatës së krijuar, Qeveria e Boris Johnson ka vendosur karantinë dy-javore për ata që kthehen nga Franca, Spanja, Austria, Zvicra dhe sipas disa deklarimeve, këtë javë po përgatitet ta imponojë këtë edhe për ata që kthehen nga Portugalia.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor 2024, 17:04
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor 2024, 16:20
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor 2024, 08:35
-
Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, GJKKO lë në burg Arsen Cakën
9 Nëntor 2024, 20:56
-
Ministri Hoxha takim me ambasadorin britanik: Reduktimi i migracionit të paligjshëm një prej sfidave më kritike për dy vendet
28 Tetor 2024, 16:14
-
Sky News: Britania do të forcojë partneritetin për luftën kundër krimit me Shqipërinë pas operacioneve të suksesshme
26 Tetor 2024, 20:19
-
Anglia ndalon shitjen e cigareve elektronike
25 Tetor 2024, 15:50
-
Tur në Kukës dhe Tropojë me të rinjtë, ambasadori britanik Abbott: Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj, besojmë te potenciali i Shqipërisë!
9 Tetor 2024, 18:34
-
BBC anulon intervistën me Boris Johnson pas një gabimi 'të turpshëm'
4 Tetor 2024, 14:57
-
Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës
3 Tetor 2024, 20:30