Covid/ Italia regjistron 1462 raste të reja! 24.5 milionë të infektuar në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit

Covid/ Italia regjistron 1462 raste të reja! 24.5 milionë të infektuar në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rritur në mbi 24.5 milionë për një total viktimash prej më shumë se 830 mijë që prej fillimit të pandemisë Covid.

SHBA-ja kryeson grafikun e emergjencës shëndetësore teksa ndodhet në pragun e 6 milionë të prekurve nga koronavirusi dhe mbi 181 mijë viktima

Presidenti amerikan Trump ka premtuar se vaksina antikoronavirus do të jetë gati deri në fund të vitit, nëse jo më shpejt.

Në Indi, ka një rritje ditore rekord të infeksioneve, prej më shu,ë se 77 000 në 24 orët e fundit, për një total të prekurish prej 3.39 milionë.

Gjithashtu në 24 orë, viktimat ishin 1.057, për gjithsej 61.529. Pas SHBA-së dhe Brazilit, India kështu mbetet vendi i tretë më i prekur në botë nga pandemia Covid.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Vazhdojnë të rriten shifrat e Covid në Itali, regjistrohen 1462 raste të reja infeksioni dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi (dje ishin 5), për një total prej 35 472 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1462 raste të reja pozitiv (dje ishin 1411), për një total prej 264 111 të prekurish nga Covid. 

Në vend sot pati edhe 348 pacientë të shëruar,(dje ishin 225) për një total prej 206 902.

Shumica e rasteve asimptomatikë! 29 vjeç mosha mesatare e të prekurve

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ka raportuar se numri i të prekurve të rinj është i krahasueshëm me rastet e të prekurve me Covid në muajin qershor dhe se një e treta janë simptomatikë.

Gjithashtu sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane, mosha mesatare e rasteve është 29 vjeç (61vjeç kanë qenë në fillim të epidemisë).

Qarkullimi i koronavirusit, thuhet në raport, "ndodh me frekuencë më të madhe në grupmoshat e reja, në kontekstin e rihapjes së aktiviteteve dhe heqjes së masave të bllokimit.

Shumica e rasteve të infeksionit Sars Cov-2 në Itali kanë rënë në kontakt me virusin brenda territorit kombëtar kurse 20.8% e rasteve të reja janë të importuara.

Ora 14:06
Parashikimi: Deri më 19 shtator, SHBA-ja do të regjistrojë më shumë se 200 mijë viktima Covid

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara do të jetë më shumë se 200 mijë deri më 19 shtator.

Ky është vlerësimi i kombinuar i kryer i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjensia amerikane për mbrojtjen e shëndetit.

Aktualisht, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vdekjet në vend janë 180.844.

Vlerësimi i mëparshëm i kombinuar i CDC, lëshuar në 20 gusht, parashikonte një total prej rreth 195,000 vdekjesh në SHBA deri më 12 shtator.

Ndërkohë Amerika Latine sot ka tejkaluar shtatë milion raste të koronavirusit.

Numri aktual në rajon është 7,020,744 infeksione, me Brazilin gjithnjë në krye të tabelës me 3.761.391 raste, pasuar nga Peruja me 621.997, Kolumbia 581.995, Meksika 579.914 dhe Kili 404,102.

Ora 11:51
Rusia në pragun e 1 milion rasteve Covid! Vaksina ‘Sputnik V’ hyn në qarkullim


Rusia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit rreth 5000 raste të reja infeksioni Covid dhe 110 viktima të shkaktuara nga pandemia.

Sipas autoriteteve shëndetësore, totali i të identifukuarve pozitivë është në pragun e 1 milionë rasteve, saktësisht janë 980 500 të prekur, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 16 914, kurse të shëruarit numërohen në afro 800 mijë.

Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit Sputnik V, zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya në epidemiologji dhe mikrobiologji, ka filluar të mbërrijë në spitale, - deklaroi ministri rus i Shëndetësisë Mikkhail Murashko.

“Sot, një armë e dukshme është shfaqur në vendin tonë, kjo vaksinë ka filluar të hyjë në qarkullim duke përfshirë këtu faqen e internetit të Bashkisë së Moskës, ku regjistrimi për pjesëmarrje në provat klinike të Fazës 3 është hapur”, tha ai.

“Studimi do të jetë edhe më i gjerë, gati 40 000 persona do të marrin pjesë”, theksoi Murashko.

“Dorëzimet në strukturat mjekësore janë pjesë e fazës 3 të provave klinike të vaksinës”, shtoi ai.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin mbështeti dje vendimin e tij për të ndjekur me shpejtësi miratimin e vaksinës së re antiCOVID-19 të vendit të tij, duke theksuar se një vaksinë e dytë do të ishte e gatshme në shtator.

“Ne e kemi bërë këtë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjin rus”, theksoi Putin në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiya 1”.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin