Qeveria serbe vendosi për rihapjen kufijve të vendit, pasi i kishte mbyllur ato më 15 mars, për të luftuar përhapjen e koronavirusit
Në një deklaratë të qeverisë së Serbisë thuhet se "Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit”.
Më parë autoritetet kërkonin, që në kufi njerëzit që do të hynin në Serbi të posedonin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim për një periudhë 14 ditëshe.
Në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë.
Serbia ka regjistruar rreth 11,000 raste me COVID-19, nga të cilat 237 kanë qenë fatale.
Edhe Mali I Zi para pak ditësh ka deklaruar se duke filluar nga 1 qershori do të rihapin kufijtë në mënyrë që te rivihet në punë motori i turizmit.
Më 15 maj Sllovenia shpalli fundin e pandemisë nga koronavirusi, vendi i parë në Europë që çlirohet nga makthi
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4102
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takohet me zyrtarët francezë: Po përgatitemi për muajt në vijim
9 Janar, 22:52
-
Sekretari i Jashtëm britanik: Durimi ynë duhet të ketë kufi në raport me Serbinë
9 Janar, 21:59
-
Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen mbajtjen e maskave në disa spitale në SHBA
4 Janar, 22:59
-
Studentët bllokojnë për 24 orë qendrën e Beogradit, kërkojnë hapjen e listës së votuesve
29 Dhjetor 2023, 14:50
-
FOTO/ Kurti paralajmëroi sulme të reja nga Serbia në Veri, KFOR-i amerikan thekson vigjilencën, patrullon afër Leposaviçit
23 Dhjetor 2023, 22:32
-
Serbia të dielën në zgjedhje parlamentare dhe lokale! Nuk votojnë serbët e Kosovës, shqiptarët e Luginës në 2 lista, 10 mijë vota për 1 deputet
16 Dhjetor 2023, 17:08
-
Shorti i Europianit, presidenti i federatës serbe: Dashtë Zoti nuk luajmë me Shqipërinë
27 Nëntor 2023, 12:55
-
Vuçiç: Serbia nuk do të pranojë njohjen e Kosovës pavarësisht presionit ndërkombëtar
26 Nëntor 2023, 14:46
-
Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën
20 Nëntor 2023, 20:34
-
Osmani me Stoltenberg: Të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë, tolerimi e inkurajon
20 Nëntor 2023, 18:15
-
Kurti: Raidoçiç po përgatit sulm të ri ndaj Kosovës, ka takuar 40 politikanë serbë për të mobilizuar për vota! Serbia ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit
19 Nëntor 2023, 18:07
-
Kurti letër shefit të Misionit të OSBE-së: Serbia të propozojë një marrëveshje që i mundëson serbëve të Kosovës të votojnë në zgjedhjet e saj parlamentare
19 Nëntor 2023, 16:19