COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! Në Pogradec, rreth 50 pacientë në ditë priten në urgjencë

Pandemia e COVID-19 ka rikthyer frikën e infektimeve tek qytetarët. Në Fier alarmi vjen pas rritjes së shpejtë të rasteve pozitive, ndërsa drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Arber Arapak thotë se krahasuar me një muaj më parë kur rastet ditore me COVID-19 ishin mesatarisht 20, tani kanë arritur në 234 raste  50% e tamponëve të kryera rezultojnë pozitivë.

“Ka dy javë që kemi një shtim të theksuar të rasteve. Personat më të riskuar janë personat me moshë mbi 60 vjeç dhe gjithashtu dhe ata që jetojnë në ambiente të mbyllura që kanë kontakt me personat, që janë të sëmurë, por dhe personat që kanë sëmundje shoqëruese më vunerabël ndaj prekjes nga COVIDI.”

Edhe rastet e paraqitura në urgjencën e spitalit të Pogradecit me viroza të stinës apo COVID-19 kanë pësuar rritje duke ku numri i personave që trajtohen gjatë 24 orëve është  deri në 50 pacientë. Shefi i Urgjencës Spitalore Pogradec Genci Zyferi thotë se grupmoshat e treta janë në të prekura, dhe komplikacionet e shfaqura janë nga më të ndryshmet.

“Kryesisht në këtë periudhë ka viroza të aparatit tretës, bark dhe të vjella. Kanë qenë forma të lehta dhe forma të mesme, jo forma të rënda. Kryesisht ka pasur dhe gërvishtje plagësh nga liqeni apo kafshët. Tani kemi dhe një shtim të moderuar problemeve kardiovaskulare.”

Mjekët rekomandojnë qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe ndaj temperaturave të larta ,të shmangin daljet në oraret e pikut sidomos personat që kanë sëmundje kardiovaskulare.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”