Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 586 raste pozitive dhe 6 viktima si pasojë e COVID-19. Nga 2510 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë të shpërndara sipas këtyre bashkive: 188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë. Sot në ditën e 9 të vaksinimit anti-COVID, 36 personel shëndetësor janë vaksinuar, ndërsa në total 483 mjek dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
COVID-19 – Statistika (19 Janar 2021)
Raste të reja ditore 586
Të shëruar në 24 orë 594
Të shtruar në spitale 277
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2510
Testime totale 318,041
Raste pozitive 68,568
Raste të shëruara 41,464
Raste Aktive 25,817
Humbje jete 1287
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15014
Fier 1943
Durrës 1428
Shkodër 1343
Elbasan 1044
Vlorë 1036
Lezhë 965
Korçë 866
Berat 804
Dibër 495
Gjirokastër 495
Kukës 384