COVID-19/ 647 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën polici në Shkodër, i shtruar prej ditësh në spital

COVID-19/ 647 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit!  Humb jetën polici në Shkodër, i shtruar prej ditësh në spital

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 647 raste të reja për shkak të COVID-19. Viktimat janë të moshave nga 47-79 vjeç, ndërsa qarku me infektimet më të larta janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Të infektuar aktiv në të gjithë vendin janë 9,499 pacientë aktivë me COVID-19.

Nga 4,139 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 647 qytetarë, në këto bashki: 256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë,  Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar.  

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.

Janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        647

Të shëruar në 24 orë      964

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4,139

Testime totale              1,206,855

Raste pozitive               170,778

Raste të shëruara           158,574

Raste Aktive                   9,499

Humbje jete                     2,705

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,235

Durrës             1006

Fier                  802

Shkodër          795

Vlorë               551

Elbasan           513

Berat               383

Lezhë              364

Korçë              263

Kukës              213

Gjirokastër      211

Dibër               163

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Prej ditësh i shtruar në spital, humb jetën polici në Shkodër

Një efektiv i policisë Rrugore në Shkodër  ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Gëzim Gilaj, ka ndërruar jetë mbrëmë, i cili ndodhej i shtruar në reanimacion në Shkodër. Efektivi kishte disa ditë që ishte i shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga COVID-19 , por nuk ka mundur dot të mposhtë betejën e tij me virusin.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 647 raste të reja për shkak të COVID-19. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen