Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)

A janë opsion vaksinat ruse dhe kineze për COVID-19 në Shqipëri? Kjo ishte pyetja që solli diskutime mes mjekëve në emisionin "Repolitix" në Report Tv, ku në përgjithësi ishin në një mendje që Shqipëria duhet të sjellë sa më shumë vaksina që janë efikase pa parë origjinën nëse është ruse apo kineze pasi populli ka nevojë të vaksinohet dhe e vetmja gjë që intereson është efektshmëria e tyre. Sipas tyre skepticizmi që ndodh edhe nga EMA për certifikimin e  Sputnik-V apo vaksinën kineze Sinopharm ndodh për arsye gjeo-politike. Edhe në një sondazh të bërë nga Report Tv,  60.8% e qytetarëve që votuan dëshironin që Shqipëria të ishte e hapur ndaj vaksinës ruse e kineze, ndërsa 31.9% ishin kundër.

Sondazhi i Report TV

Për kirurgun Engjëll Bejtaj vaksinat nuk duhet të etiketohen në bazë të origjinës, dhe se Shqipëria nuk ka kapacitete t'i refuzojë dhe se populli ka nevojë të vaksinohet.

"Edhe rusët edhe kinezët kanë një teknologji shumë të përparuar edhe në këtë fushë. Në një kohë kur je i rriskuar nga një infeksion nuk mund të bësh naze. Ne s’kemi asnjë mundësi të diskutojmë në këtë fushë dhe për ne EMA është një institucion i besueshëm. Unë do të thoja që qeverisë i takon të bëjë një politikë për të mos i etiketuar vaksinat për nga origjina. Vaksina është një tjetër gjë, ashtu siç marrim medikamente edhe nga Turqia edhe nga shtete të tjera. Dhe në politikën e zgjidhjes së këtij problemi nuk duhet humbur kohë.’- tha Bejtaj.

Edhe mjeku Ilir Alimehmeti tha se EMA do të certifikojë shumë shpejt edhe vaksinë  ruse duke parë procesin e vaksinimit në vendet e BE, që po ecën me ritme të ngadalta në një kohe që të infektuarit janë në shifra të larta.

"Edhe pse EMA thotë diçka nuk do të thotë që shkruhet në gur, kjo mund të ndryshojë rrugës. Duhet të jemi dinamik. Të gjitha vaksinat , 4 të certifikuara perëndimore dhe ajo ruse e kineze kanë pluset dhe minuset e veta. EMA shumë shpejt do të certifikojë atë ruse", tha Alimehmeti.

Po vendet e BE nga po shohin? Vaksina ruse e kinezë duket se është një opsione dhe për to. Mjekët Aurora Dollenberg nga Gjermania dhe Albert Troci nga Italia thanë në lidhje Skype se kanë prioritet vaksinën ruse, por po shikohet edhe ajo kineze. Ndërsa Spanja mbetet ende besnike e vaksinave perëndimore tha mjeku Kita Sallabanda për "Repolitix".

Në Turqi, mjeku Gëzim Dauti tha se po përdoret masivisht vaksina kineze, ndërsa në Preshevë mjeku Driton Salihu tha nëse në vend përdoren të 4 vaksinat ajo Pfizer, AstraZeneca dhe ajo kineze e ruse. Ai tha se 70 % e popullsisë janë vaksinuar me atë kienze dhe thuajse asnjë qytetar me vaksinën ruse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:16
Mjeku Petrit Vargu në Repolitix: Jam totalisht në favor të vaksinës ruse dhe kineze (VIDEO)

Mjeku Petrit Vargu në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se ai nuk e ka bërë vaksinën ‘Pfizer’ dhe se dëshiron që të bëjë vaksinën ruse apo kineze, pasi sipas tij janë më të qeta dhe kanë shumë pak efekte anësore.

‘Unë nuk mendoj se Komiteti i Ekspertëve të ketë tagrin dhe të vendosi për shëndetin tonë. Ne kemi dy avantazhe që Shqipëria nuk po i shfrytëzon se nuk jemi vend i BE-së dhe jemi një vend më popullsi të vogël, por me sasi të vogla të marra nga disa kompani mund të arrijmë shumë shpejt imunitetin e tufës. Unë totalisht, totalisht, dhe prandaj nuk e kam bërë Pfizer, jam totalisht në favor të vaksinave që i quaj më të qeta, si ajo Sputnik dhe kineze. Kam kërkuar me miqtë e mi në Turqi, por Turqia nuk ua bën të hujve, kam kërkuar edhe në Serbi, por edhe Serbët nuk u bëjnë të huajve, por vetëm rezidentëve të huaj, pasi unë e quaj një vaksinë më të qetë. Jo me rezultatin e Pfizer dhe Modernës, por është një vaksinë që ka shumë pak efekte anësore.’- tha Vargu.

Ora 22:51
Gazetari Edison Myrteza nga Pekini: Që nga shkurti në Kinë nuk ka asnjë rast me COVID! Është planifikuar që vaksina kineze t’u jepet falas 40 vendeve (VIDEO)

Gazetari shqiptar në Pekin, Edison Myrteza, gjatë një lidhje ‘skype’ në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Kinës që nga muaji shkurt nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID, brenda vendit. Myrteza tha se në Kinë janë katër vaksina zyrtare dhe vetëm para pak ditësh është certefikuar vaksina e katërt, e cila do të përdoret në rast se do të ketë një valë të dytë. Për shkak të prodhimit të madh që ka, Myrteza tha se qeveria kineze ka planifikuar që 40 vendeve të cilat nuk kanë mundësi ta blejnë, ta marrin falas vaksinën.

‘Në Kinë nuk është regjistruar asnjë person me COVID, vetëm rastet kur vijnë nga jashtë. Prej shkurtit dhe deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me COVID. Nuk ka asnjë frikë, mund të lëvizet kudo. Përveç Pekinit që kërkohet test i tamponit, kushdo që do të dalë apo të hyjë Pekin, duhet të ketë patjetër testin e tamponit, të gjitha zonat që kanë qenë në sistem alarmi janë hequr. Para tre ditësh qeveria kineze ka certefikuar vaksinën e katërt, ku me një dozë injektimi të saj, qëndron deri në 6 muaj. Janë katër vaksina zyrtarë, por vetëm dy janë në përdorim. E katërta do të përdorët vetëm në rast se ka një valë të dytë. Në Pekin është edhe qendra më e madhe e prodhimit të vaksinave. Është planifikuar që të prodhohen rreth 200 milionë vaksina. Vaksina kineze do të jepet falas për vende që nuk kanë mundësi ta blejnë, për shkak të prodhimit të madh, është menduar që t’iu jepet falas mbi 40 vendeve. Amerika Latine duket se është mbuluar nga vaksina kineze.’- tha Myrteza.

Ora 22:31
Mjeku Kita Sallabanda nga Madridi: Në Spanjë nuk diskutohen fare për përdorim vaksina ruse dhe kineze! (VIDEO)

Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda, në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Spanjë vaksina ruse dhe vaksina kineze nuk diskutohen fare. Mjeku Sallabanda tha se deri tani në Spanjë janë vaksinuar rreth 5.2 e popullatës dhe shtoi se në mesin e muajit mars dhe prill, pritet të nisë vaksinimi masiv, dhe në verë të jetë vaksinuar rreth 70% e popullatës.

‘Tabela jep nivelin e besimit që kanë vende të ndryshme të botës ndaj vaksinës, ruse. Po ta shohësh në tabelë, në Rusi 32% besojnë se vaksina është efikase. Në SHBA, 31% mendojnë se është efikase, ndërsa në Kinë mendojnë 29% se vaksina ruse është efikase. Në Spanjë nuk diskutohet fare vaksina ruse, nuk është futur, në Spanjë dhe nuk mendohet fare që të futet. Janë duke prodhuar edhe një tip vaksine spanjolle, që do të jetë gati në tre mujorin e fundit të këtij viti. Ndoshta në maj EMA do të japë konkluzionet për vaksinën Ruse. BE kërkon që prodhimi i vaksinës ruse të prodhohet brenda territorit të BE-së. Vendimi për të marrë vaksinë ruse janë vendime që kanë edhe një karakter politik, jo vetëm shkencor. EMA nuk e ka marrë në shqyrtim akoma. Mendojnë se vaksina Pfizer, Moderna janë më të mira se vaksina ruse, për shkak se nuk kemi të dhëna studimore për vaksinën ruse. Vaksina kineze në Europë deri tani as nuk po diskutohet. Kam një vërejtje për vaksinën kineze, për të prodhuara një vaksinë mbi një virus ka qenë koha shumë e shkurtër. Unë nuk kam dyshim mbi shkencëtarët e Rusisë, por BE dhe të gjithë neve duhet të kontrollojmë se çfarë do të vendosim në trupat e njerëzve. Në Serbi më thanë se njerëzit nuk duan të marrin rusen, por Pfizer. Pyetja është a mund të bëhen në Shqipëri? Besoj se po! Spanja ka vaksinuar 5.2 % të popullatës, tani në mesin e marsit dhe të prillit mendojnë që të bëjnë vaksinim masiv dhe në behar në letra presin të vaksinojnë 70% të popullatës, megjithëse mua më duket utopike- tha Sallabanda.

Ora 22:25
Mjeku në Itali: BE e ka të vështirë të pranojë produkte që prodhohen jashtë saj, por vaksina ruse është efektive! Po shihet mundësia për të aksesuar Sputnik-V (VIDEO)

Mjeku Albert Troci nga Italia tha se vaksina ruse është efikase dhe se nuk është koha për gjeo-politikë por ajo duhet të pranohet edhe nga vendet e BE. Në një lidhje skype për 'Repolitix', mjeku Troci tha se Sputnik-V mund të përdoret me sukses dhe se EMA dhe FDA mund ta miratojnë pasi efektshmëria e saj është mbi 90 %.

"Italia po mendon seriozisht si shumë shtete për të patur akses edhe në atë ruse. Italia ka dërguar dy specialistë në Moskë për të parë ecurinë me këtë vaksinë. Kjo ka një efektivitet mbrojtje mbi 90 %  dhe mund të pranohet edhe nga EMA dhe FDA.  Problemi është se çdo gjë që prodhohet  jashtë BE është pak e vështirë që ta pranojnë vendet brenda unionit. Duke pasur pak vaksina në dispozicion vaksinimi po vazhdon me shumë ngadalë dhe po studiohen të dhënat e Sputnik-V dhe nuk është momenti të bëjmë gjeo-politikë, pasi fillimisht e panë si arrogancë të Putin, dhe flitej se nuk ishte efektive, por në fakt kjo vaksinë është shumë efikase dhe mund të përdoret me sukses", tha Troci në Repolitix.  

Ora 22:17
Dollenberg në Repolitix: Gjermania po shqyrton vaksinën ruse dhe kineze, prioritet ka Sputnik-V (VIDEO)

Mjekja nga Gjermania, Aurora Dollenbeg tha në emisionin "Repolitix" se vendi po ecën me ritme të ngadalta të vaksinimit dhe se çështjet teknike të lindura me vaksinë Pfizer ka bërë që autoritetet gjermane të shqyrtojë  mundësinë e vaksinës ruse apo saj kineze. Megjithatë tha Dollenberg vaksina ruse Sputnik-V ka më shumë prioritet për t'u pranuar.

"Kryesisht po shohim drejt vaksinës ruse, ata janë partnerët tonë më të afërt edhe në ekonomi. Problemi është se popullata po vaksinohet shumë ngadalë dhe Me Pfizer kanë dalë çështje teknike pasi ajo nuk mund të ruhet në frigoriferë më shumë se 5 ditë. Si ajo ruse dhe saj kineze, janë të dyja alternativat ne diskutim, por prioritet ka ajo ruse. Edhe për faktin se efektet e saj janë më të njohura dhe efikasitetin më të lartë. Pavarësish se EMA dhe FDA ende si ka certifikuar, ata kanë dalë në treg dhe kanë patentën e tyre", tha Dollenberg.

Ora 21:46
Mjeku Gëzim Dauti nga Turqia: Po përdoret masivisht vaksina kineze, janë vaksinuar mbi 9 mln qytetarë! (VIDEO)

Mjeku Gëzim Dauti, në Turqi në një lidhje direkte për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Turqi po përdoret masivisht vaksina kinze Sinovac, ku janë vaksinuar mbi 9 milionë qytetarë. Dauti tha se vaksina nuk ka efekte anësore dhe se qeveria turke lidhi marrëveshje për shkak të çmimit, por edhe se Kina është treguar e gatshme që të furnizojë Turqinë.

‘Në përgjithësi këtu deri tani është përdorur Corona Vac që prodhohet nga Kina dhe vaksinat tjera thuajse jo, por nuk janë të ndaluara, thjeshtë për arsye marketingu. Deri tani janë vaksinuar mbi 9 milion, ose 11-12% e popullsisë me Sinovac. Këtu është ndjekur një program vaksinimi që filloi me punonjësit e shëndetësisë, ato që janë më të rriskuar, pastaj të moshuarit, dhe ka filluar edhe vaksinimi i sektorëve me rëndësi për vendin. U vendos me 1 mars që të fillojë të vaksinohen edhe mësuesit e bordet akademike. Pasi po hapen edhe shkollat me mënyrë të kufizuar.  Nuk ka pasur efekte anësore. Turqia në këtë rast si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme që ka krijuar pandemia, nga Ministria e Shëndetësisë në këtë rast për vaksinën Sinovac u dha një leje emergjente e përdorimit. Në këtë rast ngaqë nuk kishte kohë u dha leje emergjente dhe nuk kërkohet një miratim nga bordet FDA. Këtu ka qenë faktor të rëndësishëm marrëveshja që u bë dhe çmimi i vaksinës që ka bërë shteti Turk me Kinën. Duke qenë se Kina është treguar e gatshme për të furnizuar edhe Turqia është fokusuar duke vaksinuar sa më shumë popullsinë e saj duke mos i dhënë rëndësi vendit prodhues. Besoj se nga ky veprim ka dalë fituese Turqia. Deri tani nuk ka pasur asnjë të vdekur, vetëm një rast i rëndë.’- tha mjeku Dauti.

Ora 21:42
Mjeku nga Presheva: Këtu janë të disponueshme 4 vaksina! 70 % e të vaksinuarve kanë bërë atë kineze, zero me Sputnik-V (VIDEO)

Doktor Driton Salihu, drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, në një lidhje skype për emisionin "Repoltix"  tha se aty janë të disponueshme të 4 vaksinat, ajo kineze, ruse Sputnik-V, Pfizer dhe AstraZeneca. Ai tha se qytetarët në Preshevë preferojnë më shumë vaksinën Pfizer, por që 70 % e të vaksinuarave në fakt kanë bërë atë kineze. Në lidhej me vaksinën ruse mjeku Salihu tha se në Preshevë ka 0 doza të bëra pasi nuk e preferojnë qytetarët, më së shumti e preferojnë serbët tha ai. Në lidhje me garancinë e vaksinës ruse dhe kinezë që nuk është ende certifikuara nga EMA dhe FDA, mjeku Salihu tha se qytetarët kanë marrë garanci me shkrim nga ministria e shëndetësisë serbe.

"Për fat të mirë kemi mundësi të zgjedhim të 4 llojet e vaksinave, Pfizer, AstraZenca, Sputnik-V dhe ajo kineze.  Sot popullata mund të zgjedh mes 4 vaksinave, shumica preferojnë Pfizer.  70 % e të vaksinuarve deri tani në Preshevë janë me atë kineze. E dyta vjen nga Pfizer sipas vaksinimit.
Edhe pse është e disponueshme vaksina ruse kemi 0 pasi asnjë qytetar nuk ka preferuar ta përdor. Për kinezen kanë pas dyshime por pastaj kemi një vaksinim të madh me të ku 70 % e qytetarëve e kanë bërë atë. Në Bujanovc është % më e madhe për vaksina ruse, ajo merret nga vetë serbët. Ne kemi marrë vërtetime që këto vaksina janë testuar dhe kemi marrë garanci me shkrim nga ministria e shëndetësisë këtu që këto vaksina mund të përdoren. Vaksina kineze nuk jep efekte anësore është e çuditshme, ndërsa Pfizer ka disa efekte anësore", tha mjeku Salihu nga Presheva.

Ora 21:28
Mjeku Engjëll Bejtaj në Repolitix: Etiketimi i vaksinave me flamuj i gabuar! Në një kohë kur je i rriskuar nuk duhet të bësh 'naze' (VIDEO)

Mjeku kirurg Engjëll Bejtaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se vaksinat nuk duhet të etiketohen në bazë të origjinës, por në bazë të transparencës së gjithë procesit.

‘Nuk besoj se në Shqipëri ka njerëz të kënaqur me këtë proces vaksinimi, edhe vet kryeministri besoj se nuk është i kënaqur. Çdo ditë që vonohet një vaksinë, është një jetë e humbur. Që nga momenti që duke parë atë sondazhin, etiketimi i vaksinave me flamuj është i gabuar. Një vaksinë vlerësohet në bazë të transparencës së gjithë procesit. Brezi im është rritur duke u vaksinuar me vaksina kineze.  Ky diskutim po bëhet me nuance politike. Edhe rusët edhe kinezët kanë një teknologji shumë të përparuar edhe në këtë fushë. Para disa ditësh dëgjova një prononcim të Anthony Fauccit. Ai tha që unë ju rekomandoj që gjithsecili të bëjë atë vaksinës që ka mundësi të kapi të bëjë. Në një kohë kur je i rriskuar nga një infeksion nuk mund të bësh naze. Ne s’kemi asnjë mundësi të diskutojmë në këtë fushë dhe për ne EMA është një institucion i besueshëm. Unë do të thoja që qeverisë i takon të bëjë një politikë për të mos i etiketuar vaksinat për nga origjina. Vaksina është një tjetër gjë, ashtu siç marrim medikamente edhe nga Turqia edhe nga shtete të tjera. Dhe në politikën e zgjidhjes së këtij problemi nuk duhet humbur kohë.’- tha Bejtaj.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 04/03/2021 22:44

    Nuk e mendoja qe gazetaria jone heroike do vinte ne diskutim vendimarrjet e marra te Kryeministrit tone galaktikor. Boti e tha llafin qe me ruse e kineze nuk behet! Pastaj e ka thene edhe shoku Enver, edhe bar do te hame dhe nuk iu kerkojme lemoshe atyre te huajve!!! Dhe te mendosh qe Kryeministri yne galaktikor mbiquan veten nder te tjera edhe Lypsar. Pra si i thone nje fjale edhe kocaqe edhe bishtperpjete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë