COVID-19/ Alimehmeti publikon studimin e fundit: Imuniteti natyror, superior ndaj vaksinave

COVID-19/ Alimehmeti publikon studimin e fundit: Imuniteti natyror, superior ndaj vaksinave

Epidemiologu Ilir Alimehmeti

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim ku vë në pah rëndësinë e imunitetit natyror përballë vaksinave. Ai i referohet të dhënave që vijnë nga Çekia, në të cilën kanë dalë në disa përfundime të rëndësishme lidhur me luftën nga COVID-19.

"Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve! Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë: Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.

Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë. Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit. Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit", shkruan ndër të tjera Alimehmeti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve