Nuk do të mungojnë paratë në qarkullim. Njoftimin e ka dhënë vetë Banka e Shqipërisë e cila ka vendosur të rrisë kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë.
Në këtë mënyrë plotësohen kërkesat e tregut për para fizike, po ashtu duke siguruar njëkohësisht një stok të mjaftueshëm me qëllim përballimin e nevojave në rritje të ekonomisë, kështu banka përdor instrumentin e radhës për të kapërcyer efektet e pandemisë duke shtypur kartëmonedha vetëm për këtë qëllim.
Kjo u paralajmërua edhe nga drejtori i politikës monetare në BSH, Erald Themeli pak ditë më parë në një intervistë për Report Tv.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019. Ndërsa në muajin prill, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë.
Masa të tjera të ndërmarra janë edhe ulja e normës bazë të interesit, nga 1% në 0.5%, me qëllim rritjen e likuiditetit, apo fondeve që iu vihen në dispozicion bankave në mënyrë që ato të kenë mundësi që të kreditojnë ekonominë me kosto më të ulët. Po ashtu banka vendosi edhe shtyrjen e kësteve të kredisë për tre muaj, për të gjithë kredimarrësit që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.
Ndërkohë Banka e Shqipërisë po punon edhe për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor 2024, 14:12
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor 2024, 14:28
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor 2024, 10:58
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor 2024, 16:42
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor 2024, 17:28
E kuptoni qe shtypja e kartmonedhes do te thote inflacion ?! Zhvleresim te lekut. Kete nuk e beri as Saliu kur plasen piramidat
PërgjigjuLeku i ri duhet me stampu doktor Biirishen e meriton ai e bani lule Shqipnin Edvini vec vjedh pret e vret shqiptaret
PërgjigjuLe tvej në kartmonedh surratin e Faik pul kokrrjepmes myzeqare
Përgjigju