COVID-19/ Banka e Shqipërisë për Report Tv: Hoqëm tavanin, bankat e nivelit të dytë mund të marrin kredi pa limit për likuiditet

Banka e Shqipërisë ka marrë një sërë masash për të përballuar pasojat negative që po shkakton koronavirusi në ekonomi. Fillimisht Banka vendosi shtyrjen me tre muaj të pagesë së kësteve të kredisë, dhe më pas u ul norma bazë e interesit nga 1 në 0.5%. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, zbulon për Report TV se po ashtu është hequr limiti i kredisë që mund të marrin bankat tregtare tek banka qendrore. Sipas Themelit nuk do të ketë kufizim për sasinë e huasë së kërkuar për likuiditet për bankat.

Ne kemi ndryshuar edhe filozofinë e administrimit të likuiditetit në sektorin bankar, pra nëse më parë vinim në dispozicion një sasi të kufizuar likuiditeti për bankat, për tu marrë pranë bankës së Shqipërisë dhe për ti nxjerr më tej në kreditim të ekonomisë tashmë e kemi hequr këtë kufizim dhe Banka e Shqipërisë iu jep bankave tregtare çdo sasi likuiditeti që ata kërkojnë, pa një tavan, në nivelin e 0.5%. Dhe ky likuiditet pastaj mund dhe duhet t’ju bëhet i disponueshëm klientëve të bankave”, thotë drejtori i Politikës Monetare në BSH.

Përpos këtyre masave të ndërmarra, Banka e Shqipërisë po bën gati planin tjetër nëse kriza e shkaktuar nga COVID-19, thellohet më tej. Themeli thotë për Report TV se pjesë e planit është edhe printimi i kartëmonedhave për përballimin e emergjencës, ndërsa rezerva e arit sipas tij është në plan të fundit.

Në lidhje me shtypjen e kartëmonedhave është një definicion pak popullor i instrumenteve që ka në dispozicion Banka e Shqipërisë, mund të them që është në listën e planeve kontingjente të Bankës së Shqipërisë. Jo thjesht në shtypjen e parave por në kuptimin e blerjes së letrave me vlerë të qeverisë në tregun sekondar ato që në literaturë njihen si programet e lehtësimit sasior dhe që synojnë të rrisin likuiditetin në ekonomi.

Pra duke filluar nga sektori bankar duke vijuar më tej nëpërmjet zinxhirit funksionues të tij që në ekonomi të rritet sasia e mjeteve monetare që ka në qarkullim ose në dispozicion blerje dhe shpenzime. Po janë pjesë e planeve tona kontingjente. Ndërsa përdorimi i rezervës është një masë e ekstremit të fundit që shpresoj të mos të na duhet ta aktivizojmë dhe jam i bindur që nuk do të shkojmë deri në aktivizimin e saj. Por po programet e lehtësimit sasior janë në listën e planeve strategjike të Bankës së Shqipërisë”, shprehet Themeli.

Nga ana tjetër Themeli shpjegon se masat lehtësuese të ndërmarra deri më tani janë funksionale, siç është edhe riskedulimi i kësteve të kredisë edhe pse ende nuk kemi shifra se sa është numri i aplikimeve për shtyrje të afateve. Por a mund të shtyhet afati 3 mujor për një periudhë më afatgjatë? Themeli shprehet se një vendim përfundimtar do të merret në fund të muajit maj.

Për momentin është  ende shpejt për të marrë një vendim të tillë, masa që ne kemi marrë është ende në fuqi deri më 31 maj 2020, dhe besoj me afrimin e këtij afati ne do të shikojmë edhe përshtatshmërinë e shtyrjes ose jo të kësaj mase”, shpjegon drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë.

Ndërkohë sa i takon kredisë me garanci sovrane, Themeli sqaron se kjo i jep një frymëmarrje sipërmarrjes që është në vështirësi për likuiditet. Sipas tij në rast se biznesi që merr kredi nuk do mund ta kthej atë, nuk rritet niveli i kredive me probleme, por duke qenë se është shteti garant rritet borxhi publik.

Intervista e plotë për Report Tv
BSH vendosi uljen e normës bazë të interesit, kishte ndodhur më parë dhe çfarë pritet të sjell ky lehtësim?
Sikundër e parashtruat edhe ju situata me pandeminë që ka përfshirë Shqipërinë por edhe botën ka ndikime mjaft të rënda në aktivitetin ekonomik, në aktivitetin e biznesit dhe të familjeve shqiptare. Masat e distancimit social, dhe detyrimi për të mbyllur një sërë aktivitetesh që zënë rreth 15% të bizneseve prodhuese në vend, si dhe detyrimi i një shtrese të gjerë kategorie sociale për të qëndruar të mbyllur në shtëpi shoqërohet me rënie të aktivitetit dhe të xhiros për bizneset. Në situatën që ndodhemi është e qartë që projeksionet që kishim për rritjen ekonomike, për inflacionin apo për kursin e këmbimit, norma e interesit apo vëllimi i kredisë janë të pavlefshme tashmë. Tani është e qartë që Shqipëria është në fazë ngadalësimi të dukshëm të aktivitetit ekonomik, i cili vjen si rezultat i pandemisë që po përjetojmë. Autoritetet publike kanë marrë një sërë masash për të kufizuar goditjet e kësaj pandemie në bilancet e biznes dhe familjeve shqiptare.

Qëllimi kryesor i autoriteteve publike është izolimin e efektit kryesor të këtyre masave mbi funksionimin e zinxhirëve prodhues në ekonomi, të bizneseve dhe familjeve në mënyrë që të krijojmë premisa që me përfundimin e pandemisë, të kemi mundësi për një rikuperim të aktivitetit në një kohë sa më të shpejtë dhe të arsyeshëm, për ti dhënë mundësi rritjes ekonomike në të ardhmen. E rëndësishme është që të kuptojmë se në këtë situatë që ndodhemi primare është ruajtja e stabilitetit financiar të vendit, ruajtja e stabilitetit monetar të vendit por edhe ruajtja e shëndetit të familjes.

Lidhur me masat e Bankës së Shqipërisë, ne kemi përdorur instrumentin kryesor të politikës monetare që është norma bazë e interesit për të rritur stimulin monetar në ekonomi. Ideja bazë është që ne kemi ulur normën bazë me të cilën ne ju japim kredi bankave të nivelit të dytë. Pra nga një normë interesi 1% që ne e jepnim ne fillim të muajit mars, kjo normë interesi tashmë ka shkuar në 0.5% niveli i minimumit historik diçka që ishte e pamenduar deri disa vite më parë për realitetin shqiptar, synojmë të rrisim vëllimin e likuiditetit, apo fondeve që iu vëmë në dispozicion bankave në mënyrë që ato të kenë mundësi që të kreditojnë ekonominë me kosto më të ulët. Zinxhiri i transmetimit dhe efekti në ekonomi, kalon direkt nëpërmjet çmimit dhe vëllimit të kredisë. Pra, ne synojmë që të ulim koston e kredisë dhe të rrisim volumin e saj të kreditimit në ekonomi për të mbuluar nevoja e shtuara të bizneseve për likuiditet mjete xhiro apo edhe hua të shkurtra dhe të lehtësojmë koston e shërbimit të borxhit ekzistues. Çdo ndihmë që japim në bilancet financiare të familjeve shqiptare është një ndihmë për përballimin e situatës. Kjo nuk është masa e vetme që kemi ndërmarrë.

Ne kemi ndryshuar edhe filozofinë e administrimit të likuiditetit në sektorin bankar, pra nëse më parë vinim në dispozicion një sasi të kufizuar likuiditeti për bankat, për tu marrë pranë bankës së Shqipërisë dhe për ti nxjerr më tej në kreditim të ekonomisë tashmë e kemi hequr këtë kufizim dhe Banka e Shqipërisë iu jep bankave tregtare çdo sasi likuiditeti që ata kërkojnë, pa një tavan, në nivelin e 0.5%. dhe ky likuiditet pastaj mund dhe duhet t’ju bëhet e disponueshme klientëve të bankave.

Ne kemi marrë edhe masa operacionale që nuk janë të dukshme për publikun e gjerë por që kanë të bëjnë me funksionimin e pagesave në ekonomi, si dhe me funksionimit të parasë Cash në ekonomi të parasë fizike monedhave dhe kartëmonedhave në mënyrë që të izolojmë këto dy aktivitete nga ndikimi i pandemisë. Sistemi financiar, sistemi i pagesave ka funksionuar pa asnjë problem, ndërsa masat e politikës monetare do të duan pak kohë për të dhënë efektet e para.

Përveç masave që ju keni ndërmarr, si e priti sistemi bankar të gjithë situatën e krijuar nga pandemia ishte i përgatitur për një goditje të tillë?
Asnjë nuk është i përgatitur në maksimum për lëvizje të tilla. Megjithatë sektori bankar ka qenë në parametrat optimal të shëndetit financiar, pra treguesit kryesor të funksionimit sektorit bankar që lidhen me nivelin e kapitalizmit që mat aftësinë e sistemit për të përballuar apo për të dhënë kredi, të lidhura me treguesit e likuiditetit kanë qenë dukshëm mbi kërkesat rregullatorë të Bankës së Shqipërisë. Në bazë të analizave tona kanë qenë mëse të përgatitura për të përballuar goditje të tilla financiare. Është e qartë që pandemia ishte e papritur por sektori bankar hyn në një fazë mjaft të avancuar të zhvillimit të tij. Ne nuk e shikojmë çështjen vetëm që sektori bankar është i përgatitur për të përballuar këto goditje, kemi diçka më ambicioze, pasi ne presim që sektori bankar të japë një ndihmë në përballimin e goditjeve, që të mos kujdeset vetëm për bilancet e tij edhe pse është parësore por edhe të jetë në gjendje dhe të kryejë edhe detyrën e ndërmjetësuesit financiar pra të mbulojë me kredi për likuiditet një pjesë të nevojave të ekonomisë tonë. Një sistem bankar i shëndetshëm është një rrjet shtesë sigurie për aktivitetin ekonomik të vendit, dhe ne besojmë se është i tillë.

Vendimi i parë që u mor nga Banka e Shqipërisë ishte riskedulimi i kredisë dhe shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë, si po ecën ky proces deri më tani?
Procesi është funksional, pra nga komunikimet që ne kemi me bankat ato kanë qenë mirëkuptuese por edhe iniciatorë e këtyre vendimeve që ne kemi marrë. Sektori bankar shqiptar ka maturitetin e nevojshëm për të kuptuar që kjo goditje kërkon sakrifica nga të gjithë agjentët ekonomik. Pra i gjithë zinxhiri tregtar dhe prodhues duhet të bëjë sakrifica për të mos lejuar këputjen e tij. Këputja e një hallke sjell këputjen e të gjithë zinxhirit. Është edhe në interesin e sektorit bankar që të përdor të gjitha ndihmat e mundshme, pa cenuar shëndetin e tij për të ndihmuar klientët e tij që janë në një vështirësi të përkohshme. Është në interes të marrëdhënieve afatgjata të bankës me klientët. Ende fatkeqësisht nuk disponojmë statistika për të ilustruar masën e aplikimeve të shtyrjes së pagesës së këstit të kredisë por nga informacioni që ne kemi dimë që kjo masë është bërë efektive nga të gjitha bankat. Fillimisht individi duhet të argumentoj që vështirësia paguese ka ardhur nga situata nuk është një biznes që ka vështirësi të tjera. Ne si BSH iu sigurojmë bankave lehtësi, pra nëse një shtyrje e pagesës së kredisë bankës do ti kushtonte në termat e humbjes financiare me lehtësitë tona rregullator kjo bëhet pa kosto për bankën.

Bankat janë biznes në vetvete dhe nuk duhet vetëm të ndihmojnë por të jenë edhe të mbrojtura?
Absolutisht bankat janë biznes. Bankat kanë një detyrë të padiskutueshme në ekonomi që është ruajtja e depozitave dhe kursimeve të publikut.

Këto janë të garantuara deri më tani besoj?
Këto janë të garantuara por i duhet bankës që të kujdesen për shëndetin e tyre pra të mos bëhen barrë mbi garancitë shtetërore por të kujdesen që këto depozita të jenë të qëndrueshme dhe të mos përdorim fonde publike për mbulimin e tyre.

Shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë është për tre muaj, ka pasur kërkesa nga biznesi për një shtyrje më afatgjatë, është menduar në këtë periudhë për një shtyrje tjetër?
Për momentin është  ende shpejt për të marrë një vendim të tillë, masa që ne kemi marrë është ende në fuqi deri më 31 maj 2020, dhe besoj me afrimin e këtij afati ne do të shikojmë edhe përshtatshmërinë e shtyrjes ose jo të kësaj mase.

Një pikë tjetër e rëndësishme është garancia sovrane, po me këto proces si po vijohet meqë garancia e dytë u miratua pak ditë më parë?
Masa e kredisë sovrane ka qenë e konsultuar me sektorin bankar dhe ka gjetur edhe mbështetjen e tyre. Në thelb garancia sovrane synon që të mos ketë impakt në bilancin e sektorin bankar. Pra ajo që bën garancia sovrane, është të zhvendos riskun nga banka tek sektori publik. Pra në rast se një biznes është i mbuluar nga garancia sovrane detyrohet të mbyllet apo bie në kushtet e aftësisë paguese, banka nuk do ti kërkojë ti marrë paratë nga biznesi por do ti marr nga garantuesi që është shteti. Thelbi është që të rritet aksesi në kredi dhe të bëhen të kreditueshme bizneset që mund të jenë në vështirësi financiare të përkohshme dhe të cilat bankat i perceptojnë me rrezik të lartë për të dhënë kredi. Është një masë e marrë nga të gjitha vendet që kanë një situatë të ngjashme. Është një masë që nuk ka efektivitet të plotë 100% por jep një frymëmarrje të domosdoshme në situatën që ndodhemi.

Po në rast se kredimarrësi nuk ka fuqinë paguese, a mund të rrezikojmë ne që nga kjo situatë të rritet bilanci i nivelit të kredive me probleme?
Bilanci i kredive me probleme nuk rritet. Pra në rast se biznesi që tërheq kredinë me garancinë sovrane është në paaftësi paguese nuk rëndohet bilanci i bankave pasi banka paguhet nga buxheti i shtetit por rëndohet borxhi publik. Në marrëveshjet e kredisë që janë bërë për garancinë sovrane, shteti ka kërkesa ndaj bizneseve të cilëve ai ju garanton kredinë që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fondeve. Pra nuk është një cek i bardh që i jepet biznesit që mund ta përdor sipas interesit por është i detyruar ta paguaj. Biznesi është i lidhur me shtetin për të ushtruar kujdesin e duhur ndaj fondeve shtetërore. Logjika e garancisë sovrane është që ti japë frymëmarrje biznesit për të mbajtur fuqinë punëtore. Është një instrument në interesin e të gjithë palëve, sektorin bankar që jep kredi të garantuar, biznesi sepse merr kredi për të siguruar likuiditet, por edhe shtetit pasi nëse do të ketë falimentim të bizneseve apo heqje nga puna kostoja do të binte mbi buxhetin e shtetit.

Po nëse ka biznese që kanë një kredi tjetër dhe kanë pasur probleme me shlyerjen e saj, do të varet nga politika e bankës nëse vendos ti jap kredi apo s’kualifikohet?
Është në dorën e bankës të procesojë të gjitha kërkesat për kredi edhe brenda kësaj linje kredie dhe bankat kanë politikat e tyre të administrimit të rrezikut. Nëse një klient ka një të shkuar jo të favorshme me bankën do ta ketë më të vështirë të përfitojë kredinë në saj të skemës së garancisë krahasuar me një biznes që ka histori marrëdhëniesh të mirë me bankën.

Edhe pse vendimet janë të vazhdueshme për të mbështetur sipërmarrjen për të përballuar situatën, cili mund të jetë hapi i radhës i Bankës së Shqipërisë nëse situata vijon të jetë e tillë edhe në vijim?
Së pari ne gjykojmë se kemi marrë sekuencimin e masave që kemi marrë deri më tani, intensiteti i tyre ka qenë i duhur dhe në momentin e duhur. Pra BSH nuk qëndron pas zhvillimeve por ecën në të njëjtin hap ose një hap para. Është e qartë që ekziston një rrezik që pandemia që mund të shtrihet më gjatë në kohë dhe përmasat e saj mund të jenë më të thella sesa këto aktualisht. Kjo do të kërkojë masa shtesë, ne kemi përgatitur planet tona të kontigjencës. Pra masa të cilat aktivizohen në rast se goditja do të thellohet më tej. Nuk më lejohet ti përshkruaj në detaje të gjitha masat tona në detaje planet e kontigjencës.

Një detaj, do të printojmë kartëmonedha në një situatë të tillë emergjente që të injektojmë më shumë para në ekonomi, ose mund të kemi shitje të një pjese të rezervës së arit?
Në lidhje me shtypjen e kartëmonedhave është një definicion pak popullor i instrumenteve që ka në dispozicion Banka e Shqipërisë, mund të them që është në listën e planeve kontingjente të Bankës së Shqipërisë. Jo thjesht në shtypjen e parave por në kuptimin e blerjes së letrave me vlerë të qeverisë në tregun sekondar ato që në literaturë njihen si programet e lehtësimit sasior dhe që synojnë të rrisin likuiditetin në ekonomi. Pra duke filluar nga sektori bankar duke vijuar më tej nëpërmjet zinxhirit funksionues të tij që në ekonomi të rritet sasia e mjeteve monetare që ka në qarkullim ose në dispozicion blerje dhe shpenzime. Po janë pjesë e planeve tona kontingjente.  Ndërsa përdorimi i rezervës është një masë e ekstremit të fundit që shpresoj të mos të na duhet ta aktivizojmë dhe jam i bindur që nuk do të shkojmë deri në aktivizimin e saj. Por po programet e lehtësimit sasior janë në listën e planeve strategjike të Bankës së Shqipërisë.

Me të gjitha masat e marra dhe dëmin që ka shkaktuar pandemia mund të flasim me shifra se sa para më pak do të hyjnë në sektorin bankar për këtë fazë të parë?
Është shpejt për të bërë vlerësime për humbjet financiare. Është e qartë që bilancet pas krizës do të jenë të përkeqësuar, është e qartë që rentabiliteti i sektorit nuk do të jetë më ai që ishte në periudhën para krizës por jam i bindur që sektori bankar ka likuiditet dhe kapital të mjaftueshëm për përballimin e saj. Mbetet për tu parë se sa do të jetë fatura finale financiare e kësaj situate, por nuk do të jetë e tillë sa të cenojë stabilitetin financiar të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thomas Greg: 20/06/2021 21:34

    A jeni nën rishikim apo administrim të borxhit? A jeni në listën e zezë? A po luftoni të përballoni pagesat tuaja mujore? A doni të blini një shtëpi, makinë ose hua biznesi, por jeni nën rishikim ose administrim të borxhit? Nëse i keni përgjigjur PO ndonjë prej pyetjeve të mia? Ju lutemi na kontaktoni përmes whatsapp: +447451280545 ose email: [email protected]

    Përgjigju
  • Larry Fox: 17/08/2020 04:09

    A keni provuar të merrni kredi nga bankat pa sukses? Urgjentisht duhen para për të dalë nga borxhi? Keni nevojë për para për zgjerimin ose krijimin e biznesit tuaj? Merrni një kredi nga një nga kompanitë kryesore të kredisë në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Uebfaqen: 24hourservce.com ose numrin Whatsapp: +447451283532 ose përmes postës elektronike: [email protected]

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë