COVID-19 bllokon në Shqipëri emigrantet siriane: Natën e kalojmë jashtë (VIDEO)

Grupet e emigranteve nga Siria janë ndër ta paktët këmbësorë që lëvizin përgjatë autostradës që përshkon qarkun e Lezhës, teksa qarkullimi i njerëzve dhe makinave është kufizuar për shkak të masave kundër epidemisë së COVID-19. Që prej mbylljes së kufijve lëvizjet e tyre janë të shpeshta, pasi kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri duke e pasur të pamundur të ndjekin rrugën drejt veriut të Europës.

Ata thonë se provojnë të shkojnë drejt Malit të Zi përmes pikave doganore, por nuk lejohen dhe detyrohen sërish të kthehen në kampin e refugjateve në Tiranë. Të lodhur dhe të rrezikuar nga Koronavirusi, sirianët tregojnë se lëvizin me ditë të tëra në këmbë dhe për shkak të izolimit në shumë raste ju mungon edhe ushqimi.

Unë jam nga Siria për shkak të situatës që është krijuar atje jam larguar. Ka më shumë se 1 muaj që kam hyrë në territorin shqiptar së bashku me shokët e mi dhe disa ditë kemi qëndruar në kampin e refugjateve në Tiranë. Më pas u larguam nga kampi për të shkuar në Malin e Zi. Kemi 10 ditë që ecin në këmbë. Kemi qëndruar tre ditë në Han të Hotit, por nuk na lejuan që të kalojmë në Mal të Zi. Natën e kalojmë jashtë dhe po përballemi me shumë vështirësi, na duhet të udhëtojmë për disa orë për të arritur sërish në Tiranë. Të holla kemi edhe për pak ditë, por po hasim vështirësi për të siguruar ushqim. Dyqanet janë të mbyllura" tregon emigranti

Siriani thekson se situata e krijuar nga koronavirusi i ri i ka frikësuar emigrantët dhe i ka penguar të lëvizin për shkak të mbylljes së kufijve.

Megjithatë, për shkak të gjendjes  së krijuar policia nuk i ka kufizuar lëvizjet e tyre nëpër Shqipëri. 

“Policia s’na ka thënë gjë edhe pse na kanë parë disa herë. Por Kemi shumë frikë se mund të infektohemi nga COVID-19, por mundohemi të tregohemi të kujdesshëm" thotë emigranti

Shqipëria bën pjesë në të ashtuquajturën rruga transit të emigrantëve drejt vendeve perëndimore. Emigrantët nga Lindja e Mesme pasi kalojnë detin Egje dhe mbërrijnë në Greqi, udhëtojnë transit në mënyrë të paligjshme përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe në më pak raste drejt Serbisë, në përpjekje për të arritur në Evropën Perëndimore.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë