COVID-19/ Borxhi publik kapërcen 9.9 mld euro, rritet me 11.6% krahasuar me 2019! Denaj: Nis rënia që këtë vit, është detyrim ligjor

Pandemia COVID-19 vitin e kaluar e rriti me 11.6%, borxhin publik në vend. Ministria e Financave raporton se stoku në fund të dhjetorit ishte 77.8% nga 66,2% që ishte në fund të 2019-ës. Në vitin e kaluar ku thuajse çdo vendim u diktua nga pandemia borxhi publik është rritur me 906.4 milionë euro. Në total stoku i borxhit ka kapërcyer 9.9 miliardë euro nga rreth 9 miliardë që ishte.

Pavarësisht këtij niveli që është dukshëm më i lartë se në vitin 2019, borxhi publik nuk është rritur aq sa priste qeveria. Në rishikimet e buxhetit të vitit të kaluar ministria e Financave priste që borxhi të kapërcente 80%, por përmirësimi i ekonomisë në tremujorin e sezonit veror duket se ka frenuar edhe rritjen e mëtejshme të borxhit.

Në këtë rritje të ndjeshme të këtij treguesi, ndikim ka pasur ulja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me më shumë se 867.9 milionë euro. Po ashtu rol ka luajtur edhe rritja e shpenzimeve dhe e deficitit buxhetor për shkak të fondeve që duheshin për të përballuar nevojat që la pandemia COVID-19. Efekt në rritjen e tij kanë dhënë edhe kreditë e marra nga ndërkombëtarët për pandeminë si dhe eurobondi prej 650 milionë eurosh që u emetua në qershor të 2020-ës.

Por pavarësisht kësaj rritjeje ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh e sigurt në konferencë për mediat që borxhi do nisë rënien që nga fundi i këtij viti.

“Ne kemi bërë një ndryshim në ligjin organik të buxhetit në korrik të vitit të kaluar, ku kemi shtuar një nen për 2023, që do të kemi konsolidim fiskal dhe ulje borxhi. Sigurisht që në ulje do të ndikoj edhe rritja ekonomike, por angazhimi ynë është juridik dhe formal”, u shpreh Denaj në konferencë.

Në konferencë ministrja bëri edhe një krahasim të taksave të qeverisjes demokratike dhe politikat e ndjekura nga socialistët. Denaj tha se në 8 vite qeveria ka arritur të kryej konsolidimin fiskal, rritën të ardhurat dhe numrin e bizneseve. Pa përmendur nuk mbeti as heqja e tatim-fitimit për bizneset e vogla dhe rritja e pragut të TVSH-së nga 2 në 10 milionë lekë xhiro vjetore.

BORXHI PUBLIK

Viti 2019                   9,019 mld euro

Viti 2020                  9,925  mld euro

Diferenca               +906.4 mln euro

PBB E SHQIPËRISË

Viti 2019                   13,619 mld euro

Viti 2020                  12,752 mld euro

Diferenca               +867.9 mln euro

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja