Covid-19, çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë për hydroxychloroquin-ën, ‘Ilaçi i Shpresës’

Covid-19, çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë për hydroxychloroquin-ën, ‘Ilaçi i Shpresës’

Hydroxychloroquin-a u trumbetua nga presidenti amerikan Donald Trump si një "kurë" e mundshme për koronavirusin. Të hënën, Donald Trump shkoi më tej, duke thënë publikisht se po merrte ilaçin si masë parandaluese kundër Covid-19.

Hydroxychloroquine është një ilaç i diskutueshëm, i cili ka provokuar një debat të ndezur edhe përtej botës shkencore. Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi kryerjen e studimeve klinike për të në mes të prillit edhe pse ende nuk ka konsensus edhe brenda sektorit farmaceutik.

Çfarë është hydroxychloroquine?

Hydroxychloroquina është përdorur për dekada si një ilaç antimalarie dhe për të trajtuar të ashtuquajturat infeksione protozoare. Që atëherë, përdorimi i saj është zgjeruar për të trajtuar sëmundje të tilla si artrit reumatoid ose eritematoz sistemik lupus.

Pse po testohet për të luftuar Covid-19?

Ilaçi tashmë ishte përdorur në mënyrë eksperimentale për të trajtuar SARS në 2003. SARS-CoV-2 është nga e njëjta familje si koronaviruset, dhe kështu mjekët po eksperimentojnë edhe një herë me përdorimin e hidroksilklorinës. Kjo është për shkak të efektit anti-inflamator që mund të ketë ajo për të dobësuar inflamacionin e shkaktuar në mushkëri nga SARS-CoV-2.

Cilat efekte anësore mund të shkaktojë ilaçi?

Hidroksilklorina mund të administrohet vetëm me recetë dhe mund të ketë efekte anësore serioze, veçanërisht për ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.

Çfarë tregojnë rezultatet e testeve klinike?

Deri më tani ka pasur disa prova që sugjerojnë se ilaçi mund të jetë i dobishëm në raste të rënda të infeksionit Covid-19. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që ilaçi duhet të përdoret si masë parandaluese kundër virusit, duke pasur parasysh dëmshmërinë e tij të mundshme.

A është e justifikuar të testoni hydroxychloroquine?

Edhe pse shkencëtarët dhe virologët dalin në pah çdo ditë, studime gjithëpërfshirëse ende mungojnë që japin indikacione të forta se çfarë të bëjmë – shprehen mjekët. Autoritetet amerikane grupe të tjera shkencore kanë autorizuar përdorimin urgjent të këtij ilaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja