Covid-19/ Danimarka nuk njeh tejkalimin e afateve të qëndrimit, por shqiptarët nuk penalizohen: Fluturimet, kur e gjitha të mbarojë

Covid-19/ Danimarka nuk njeh tejkalimin e afateve të qëndrimit, por shqiptarët nuk penalizohen: Fluturimet, kur e gjitha të mbarojë

TIRANË - Me mbylljen e kufijve të BE-së dhe bllokimin pa dëshirën e tyre të shumë qytetarëve në shtete të tjera pa mundur të kthehen në atdhe për shkak të situatës ndaj COVID-19, Danimarka merr nje vendim drastik. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, bën të ditur se Shërbimi Danez i Emigracionit  ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

Ministria e Jashtme, gjithashtu bën me dije se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur. Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranё Policisё Daneze. 

Por ministria sqaron se ka marrë informacion nga autoritetet daneze se shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen. Por, qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës. 

Për çdo informacion, mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk

Shumë shtete të tjera kanë vendosur të mos kenë penalizime ndaj tejkalimit të afateve të qëndrimit për personat që janë detyruar të qëndrojnë jashtë vendit të tyre në pamundësi pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Belgjikë, autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me email komunën, ku po qëndrojnë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 19/03/2020 13:51

    Shtet nazist vk turp te kene

    Përgjigju
    • Sali: 19/03/2020 15:36

      Të keqinj mund të jene por zbatojne ligjet në menyre absolute dhe të ftohte, prandaj kanë bërë dhe shtet. Edhe Shqiperia nqse do i zbatonte ligjet pa patur parasysh tezet, hallat, xhaxhallaret, nuset, dhenduret nipat e mbesat baxhanaket dhe lloj e lloj ndjesira të tjera si keto, do ishte e fortë si Danimarka.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy