COVID-19, Dhoma e Tregtisë Vlorë: Turizmi i goditur rëndë, të shtyhen tarifat vendore

Ekonomia e qytetit bregdetar të Vlorës është goditur për shkak të Covid-19.  Sipas parashikimeve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, duhet konsideruar mundësia për të pasur turizëm rajonal dhe jo vetëm vendas.

Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë tha se po punojnë për draftimim e kërkesave me Bashkitë e Qarkut, ku mes të tjerave është kërkuar reduktim 20 % të taksave dhe tarifave. Shtyrje e afatit për likuidimin dhe përjashtimin nga tarifat vendore të sektorit të transportit kryesisht atij detar.

"Turizmi në qytetin e Vlorës është goditur shumë kjo për shkak edhe të mbylljes së kufijve, që mesa duket nuk do hapen. Duhet të shfrytëzohet maksimalisht turizmi vendas dhe ai rajonal, me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Sektori i turizmit është në ngërç dhe jemi në nivelin zero. Pavarësisht se hotelet me vendim qeverie janë hapur ato nuk po punojnë sepse nuk kanë edhe një protokoll të qartë. Gjithashtu duhet shtyrje e afatit për likuidimin dhe përjashtimin nga tarifat vendore të sektorit të turizmit", tha Arben Breshani

Breshani tha se janë prekur edhe sektorë të tjerë, sipas tij ndërtimi është thuajse në kolaps. Në Vlorë nga 120 firma ndërtimi dhe kanë mbijetuar vetëm 15 sipas tij. Breshani kërkoi nga qeveria të nxisë përfshirjen e kompanive lokale në ndërtimin e veprave publike.

"Sektori i ndërtimit ka pasur probleme edhe para koronavirusit, sipas mendimit të dhomës së tregtisë ka të bëjë me mbështetjen që duhet të ketë ky sektor me fondet publike. Në Vlorë ka 15 firma ndërtimi por projektet bëhen nga firma jo vlonjate", tha Arben Breshani

Operatorët turistikë pohojnë se të gjitha rezervimet për këtë periudhë janë anuluar, ndërkohë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht pritet një numër më i ulët i turistëve krahasuar me një vit më parë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 23/04/2020 19:44

    Po ky sot kujtohet per taksat. Afati fundit ishte data 20 per pagesen. Pfff u zgjua nga gjumi ky re

    Përgjigju
  • llaqi: 23/04/2020 18:03

    ha haaa

    Përgjigju
  • Vlore: 23/04/2020 17:39

    Pse sja japin firmes se ketij projektet se zgjidhet problemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut