COVID-19 do të ngadalësojë ekonomitë e disa rajoneve, BERZH: Do të ‘vuajnë’ vendet që bëjnë tregti me Kinën e Evropën

Edhe pse jo me shifra konkrete Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëron ngadalësim të ekonomisë veçanërisht të Azisë Qendrore, Evropës Lindore, Kaukazit, Rusisë dhe Evropës Jug-Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Shtetet që pritet të ndikohen më së shumti nga përhapja e COVID-19, sipas BERZH do të jenë ata që kanë varësi të drejtpërdrejtë furnizimi apo tregtie me Kinën dhe Evropën.

Ndikim jo pak të rëndësishëm pritet të ketë edhe rënia e fundit e çmimeve të naftës do të ketë një ndikim në vendet prodhuese të naftës në rajonet ku BERZH ka ndikimin e tij.

Për këtë arsye Banka Evropiane për Rindërtim është e gatshme të rrisë mbështetjet për kompanitë në rajonet e saj të operacionit për t'i ndihmuar ata që të rimëkëmben pas ndikimit të pandemisë së koronavirus, në ekonomitë përkatëse.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga ky institucion po punohet për një paketë masash për të investuar në 38 ekonomi në zhvillim.

Pjesa më e madhe e masave do të jetë për klientët ekzistues, duke u mundësuar likuiditet emergjent afat-shkurtër, kapital, ristrukturim si dhe ristrukturim për kompanitë me baza të forta biznesi të prekur përkohësisht nga kriza.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja