COVID-19 pezullon dhe me dy javë të tjera të gjitha gjyqet (Dokumenti)

COVID-19 pezullon dhe me dy javë të tjera të gjitha gjyqet (Dokumenti)

TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë vendosur të pezullojnë dhe me dy javë të tjera të gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm, përfshirë dhe proceset gjyqësore. Vendimi pritet të merret në datën 26 mars 2020, periudhë kjo, kur përfundon edhe afati i urdhrit të parë të nxjerrë në 10 mars 2020 nga Keshilli i Lartë Gjyqësor që pezullonte për dy javë të gjitha proceset gjyqësore në vend.

Report Tv ka siguruar dokumentin e firmosur nga kryetarja e KLGJ-së për shtyrjen edhe me dy javë të tjera të periudhës së pezullimit të proceseve gjyqësore dhe për këtë gjë do të njoftohen të gjitha gjykatat në ditët në vijim. E njëjta situatë do të ndodhë edhe për prokuroritë e vendit, të cilat në mënyrë të njëtrajtshme me gjykatat do të vijojnë të jenë të pezulluara për një periudhë dy javore. Momentalisht në gjykatat dhe prokuroria po veprojnë me trupa të vogla punonjësish vetëm sa përballojnë gjyqet emergjente të caktimit të masave të sigurisë për të arrestuarit.

Ndërsa pjesa tjetër e proceseve gjyqësore si penale edhe civile,janë tërësisht të bllokuara. Situata jo e mirë është në prokurorinë e Shkodrës, ku një oficer i policisë gjyqësore pranë kësaj prokurorie ka rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID-19, çka ka sjellë futjen në karantinë të pjesës më të madhe të stafit të kësaj prokurorie. Oficeri rezulton të jetë kunati i pacientit zero në Shqipëri, dhe dyshohet të jetë infektuar prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë