Covid-19: Gjermania në shtetrrethim nga sot deri më 10 Janar

Covid-19: Gjermania në shtetrrethim nga sot deri më 10 Janar

Foto ilustruese

Në përpjekje për të vënë në kontroll valën e infeksioneve në vend, nga dita e sotme Gjermania hyn në një izolim të plotë, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore.

Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar dhe gjatë festave të fundvitit, do të ketë një lehtësim lehtësim të lehtë, ku do të lejohen që të paktën të grumbullohen të patën 4 persona.

Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarkete dhe banka do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret janë mbyllur.

Parukeritë janë ndër bizneset që duhet të mbyllen, ndërsa pirja e alkoolit në vende publike, të tilla si tezgat e njohura të verës së nxehtë, është e ndaluar. Kompanitë po nxiten të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Ndërkohë që ditën e djeshme vendi ka njohur një kulm tjetër viktimash, prej 952 viktima  brenda 24 orëve të fundit, xshifra kjo më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

"Numri i rasteve është më i lartë se kurrë dhe ato vazhdojnë të rriten. Ekziston rreziku që situata të përkeqësohet dhe do të bëhet gjithnjë e më e vështirë të trajtohet pandemia dhe pasojat e saj," u shpreh përfaqësuesja e Institutit Robert Koch.

Deklarata e EMA, vjen në një kohë kur qeveria gjermane deklaroi se do të kërkonte nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për të shpejtuar miratimin e vaksinës Pfizer / BioNTech. Ajo tashmë është aprovuar nga rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se donte që vaksina të aprovohej para Krishtlindjes dhe menjëherë pas deklaratës së tij EMA njoftoi se do të mbante një takim për të diskutuar nëse vaksina duhet të shpërndahet 21 Dhjetor, ndryshe nga çfarë ishteparashikuar për datën 29, pas rezultateve pozitive të vaksinës.  

Sipas të dhënave  të institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, numri total i të infektuarve në vend është  rreth 1,4 milionë, ndërsa 27,728 raste u regjistruan vetëm në 24 orët e fundit.

Kurse, bilanci total i viktimave në vend është 23,427.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje