COVID-19, Hungaria solidare ndaj Kosovës, dhuron 50,000 maska dhe 5.000 veshje mbrojtëse

COVID-19, Hungaria solidare ndaj Kosovës, dhuron 50,000 maska dhe 5.000 veshje mbrojtëse

foto ilustruese

KOSOVË- Në këtë periudhë të vështirë për botën, Hungaria nëpërmjet një akti solidar kundrejt Kosovës i ka dhuruar 50,000 maska për fytyrën dhe 5,000 veshje mbrojtëse.

Ndihma është bërë nëpërmjet ushtarëve hungarezë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili falënderoi përzemërsisht Hungarinë për këtë akt dhurim, i cili është tepër i nevojshëm për Kosovën.

Dhurimi bëhet në kuadër të ndihmës së ofruar nga vendet aleate të NATO-s dhe partnere për institucionet në Kosovë për të reaguar ndaj pandemisë globale.

Në luftën e përbashkët kundër COVID-19, akte të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi i lehtësojnë pasojat e rënda. Megjithatë Kosova shënon dita ditës shifra stratosferike të infektimeve në vend.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb