COVID-19/ Identifikohen 12 raste me variantin delta plus në Kosovë! Sot 14 infeksione të reja dhe asnjë viktimë

COVID-19/ Identifikohen 12 raste me variantin delta plus në Kosovë! Sot 14 infeksione të reja dhe asnjë viktimë

Foto ilustruese

KOSOVË- 12 persona kanë rezultuar pozitivë me variantin delta plus në Kosovë. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se rastet me delta plus u identifikuan pas 70 monstrave pozitive me virus që u dërguan për analizë më të specializuar në Gjermani.

Ndërkohë, nga bilanci i ditës së sotme, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.

Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 444, ndërsa në 24 orë janë shëruar 17 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.483 që prej fillimit të pandemisë.          

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë vaksinuar 1.587.467 qytetarë, ku 744.671 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku