Tentojnë të shesin pronën 250 mijë euro me dokumente të falsifikuar, dështon plani, 3 të arrestuar në Gjilan të Kosovës

Tentojnë të shesin pronën 250 mijë euro me dokumente të falsifikuar, dështon plani, 3 të arrestuar në Gjilan të Kosovës

Foto ilustruese

Kosovë - Tre persona në Gjilan janë vendosur në pranga, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Tre meshkuj dhe një vajzë me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë tentuar të shesin një pronë me vlerë rreth 250 mijë euro.

"Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vijojnë hetimet për të kapur të arratisurin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE