KINA- Autoritetet e shëndetësisë në Kinë, kanë raportuar një shpërthim të rasteve me koronavirus në provincën e Hebeit, afër kryeqytetit Pekinit.

Shpërthimi me epiqendër në provincën e Hebeit është një ndër më të rrezikshmit e muajve të fundit në Kinë.

Autoritetet përkatëse ka marrë masa të reja anti-COVID të cilat konsistojnë në ndalimin e udhëtimeve, mbylljen e shkollave. Ata kanë paralajmëruan se do të bëhet testimi i qytetarëve për koronavirusin në një shkallë masive.

Ministria kineze e shëndetësisë tha se në Hebei janë raportuar 82 raste të reja pozitive me COVID-19, ditën e djeshme.

Në Kinë aktualisht numri i infektimeve te raportuara nga koronavirusi është 87,536, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar 4,634 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ky shpërthim i rasteve me COVID-19 në provincën e Hebeti, është konsideruar serioz pasi ndodhet edhe në afërsi të kryeqytetit, gjë që nënkupton përhapjen e mundshme masive të virusit dhe një rikthim të një vale tjetër të infektimeve.

Kina ka raportuar ditën e hënë se në vend do të mbërrijë një grup hetuesish nga OBSH-ja të cilët do të vëzhgojnë situatën epidemiologjike në vend, por ende nuk është bërë me dije se në cilin qytet  do të përqendrohen.

Sipas një studimi i cili është bërë publik pak kohë më parë, thuhet se numri i infektimeve në Wuhan qytetin ku është regjistruar personi i parë me koronavirus, numri I të infektuarëve është 10 herë më e lartë se numri zyrtar I infektimeve të raportuara, gjë nënkupton të paktën 5 % të popullsisë së qytetit.

Kina ka qenë vendi i parë i cili është goditur nga koronavirusi, megjithatë ajo është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.