COVID-19/ 'Lufra' e 'Dukat' ndihmojnë familjet në Thumanë, dhurojnë 650 pako me ushqime

THUMANË- Pa një çati mbi kokë, të strehuar ende në çadra, banorët e Thumanës të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, po e vuajnë më shumë nga të gjithë situatën e vështirë krijuar nga pandemia COVID-19. Për t'u ardhur në ndihmë këtyre familjeve që e kanë të pamundur të mblidhen rreth një tryeze të ngrohtë, kompanitë "Lufra" dhe Dukat" ndërmorën nismën humane duke dhuruar dhjetëra ton produkte ushqimore. 

Banorët e zonës i sheh të dhurojnë buzëqeshje mirënjohjeje teksa makina e kompanisë së prodhimit të produkteve të bulmetit "Lufra" dhe ajo e prodhimit të ujit të ambalazhuar, "Dukat", vizitojnë zonën, me mesazhin e madh të solidaritetit pranë kujt ka nevojë në këto ditë të vështira.

Nën të gjitha masa mbrojtëse kundër pandemisë, punonjësit e kompanisë "Lufra" përgatitën 650 pako të plota me ushqime të cilat në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” u shpërndanë tek familjet që kanë më shumë nevojë.

"Kemi zgjedhur fondacionin Firdeus për t'i ardhur në ndihmë familjeve të cilat janë në nevojë në këto ditë të vështira dhe shpresojmë që bashkëpunimi me këtë fondacion do të zgjasë sa më shumë", tha përfaqësuesi i kompanisë "Lufra".

Kompania "Lufra", e cila premton të mos ndalë nismat humanitare, nuk ka vetëm makineritë e ftohta të teknologjisë së fundit, por është një sipërmarrje me përgjegjësi të madhe sociale, ndaj dhe sot është pranë njerëzve që kanë nevojë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK