COVID19/ Më shumë të shëruar se të infektuar, 690 fitojnë betejën! 494 janë rastet e reja dhe 16 humbje jetë

COVID19/ Më shumë të shëruar se të infektuar, 690 fitojnë betejën! 494 janë rastet e reja dhe 16 humbje jetë

Spitali Infektiv

494 janë rastet e reja të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit ndërkohë që 16 kanë humbur jetën:  4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 690 janë të shëruarit.  Në përditësimin e situatës së pandemisë në vend bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2986. Me 690 të shëruarit shkon në 83 954 persona që e kanë fituar betejën që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë të gjithë qytetarë për respektimin e rregullave për parandalimin e COVID19. Ministria njofton gjithashtu se gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Statistika (19 Mars 2021)

  • Raste të reja ditore        494
  • Të shëruar në 24 orë     690
  • Të shtruar në spitale      390
  • Humbje jete në 24 orë   16
  • Testime ditore               2986
  • Testime totale          526,058
  • Raste pozitive           120,022
  • Raste të shëruara       83,954
  • Raste Aktive             33,946
  • Humbje jete              2122

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë    23074
  • Fier       2575
  • Durrës    1572
  • Vlorë      1458
  • Shkodër   1279
  • Gjirokastër 1215
  • Korçë      810
  • Lezhë      674
  • Elbasan   444
  • Dibër     344
  • Kukës     326
  • Berat       175

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha