Situata e koronavirusit në vend duket se ka vendosur në lëvizje Presidentin Meta. Përmes një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje qeverisë që të bëjë një koordinim mes spitaleve private dhe atyre shtetërore në mënyrë që të bashkojnë kapacitetet.
Gjithashtu ai kërkon që shpenzimet e të gjithë pacientëve të rimbursohen nga shteti veçanërisht të atyre që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe pensionistëve.
Postimi i plotë në Facebook
Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.
Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre. I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.
Komente












je ti qe duhet te ndihmosh shqiptaret qe i vodhe deri ne palce o turpi i kombit
PërgjigjuKy IM, Presidenti jone i dashur i floririt te Krrabes ka hall te punojneejne ndonje lek spitalet private.
PërgjigjuNxirr floririn nga ku e ke fshehur. Apo i ke fut te .....mona baxhelles qe e ka si kasaforte
PërgjigjuNuk i'a vlen te komentosh ato ç'far shkruan nji i dehur:
PërgjigjuDo tu bej qejfin spitaleve private qe i kan cmimet e kripura, dhe duan te marrin nga takast e shqiptareve. Po deshen aq shume privatet, ti ndihmojne njerezit per kosto, perndryshe ai qe ka lek do i harxhoj te ta gjithesesi!!!!!!! Ik o like floriri dhe paguaj per botoxin e Mones e na ler rehat!!!!!
Përgjigju