TIRANË- Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë, ndërsa nga 2.692 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 7 qytetarë.
Një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 7 rastet e infeksionit janë identifikuar në këto Bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë dhe 1 në Has.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 18 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 143. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.888 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkaq, Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend ka shkuar në 132.476, ndërsa numri viktimave ka shkuar në 2.454.
Pavarësisht numrit shumë të ulët të infeksioneve, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes, duke i kërkuar qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.
Statistika (16 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,962
Testime totale 765,938
Raste pozitive 132,476
Raste të shëruara 129,888
Raste Aktive 134
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i afatit përfundimtar për të arritur në 1 mln vaksina, deri më tani janë kryer 850 mijë vaksinime në total. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.