COVID-19 në Greqi, 877 raste të reja pozitive dhe 38 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi, 877 raste të reja pozitive dhe 38 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Gjatë 24 orët e fundit, në shtetin fqinj, Greqinë kanë rezultuar me koronavirus 877 persona dhe janë raportuar 38 viktima.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 569, gjatë 24 orët e fundit.

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 389.804, ndërkohë që ai i viktimave është 11.772 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Për shkak të situatës epidemiologjike që tashmë është e stabilizuar, Greqia ka lehtësuar masat anti-COVID në të gjithë vendin.

Disa ditë më parë një lajm i mirë është bërë me dije nga ministri i Turizmit Blendi Klosi, pas një takimi me homologun e tij grek, se Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici