COVID-19 në Itali/ 16,202 raste të reja dhe 575 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit

COVID-19 në Itali/ 16,202 raste të reja dhe 575 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

ITALI- Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 16,202 raste të reja pozitive dhe 575 viktima nga COVID-19.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve në vend ka pësuar një rritje pasi dje ishin 11,212, ndërkohë që numri i viktimave është ulur pasi dje ishin 659.

Numri total i infektimeve në vend ka arritur 2,083,689, ndërkohë që numri total i viktimave është 73, 604 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Italia është një ndër shtetet që pandemia i ka goditur më së shumti, duke sjellë me vete pasoja të shumta socio-ekonomike.

Qeveria italiane, në kuadër të festave të funvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, duke futur të gjithë vendin në një zonë të kuqe, me qëllim shmangien e një vale të tretë të infektimeve.

Ndërkohë vaksinimi i qytetarëve ka filluar më datë 27 dhjetor.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë