Itali gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 22,211 dhe kanë humbur jetën 462.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe i viktimave si pasojë e koronavirusit ka rënë, pasi dje janë shënuar  23,477 raste të reja dhe  555 viktima.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,129,376, ndërkohë që numri i viktimave është 74,621 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Italia është një ndër shtetet që pandemia i ka goditur më së shumti, duke sjellë me vete pasoja të shumta socio-ekonomike.

Qeveria italiane, në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, duke futur të gjithë vendin në një zonë e kuqe, me qëllim shmangien e një vale të tretë të infektimeve e cila do të zgjasë deri më datë 6 janar.

Ndërkohë vaksinimi i qytetarëve ka filluar më datë 27 dhjetor.