COVID-19 në Kosovë, 64 raste të reja dhe 1 viktimë gjatë 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 64 raste të reja dhe 1 viktimë gjatë 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 64 persona dhe është raportuar 1 viktimë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, megjithatë situata epidemiologjike është e qëndrueshëm.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.003, ndërkohë që ai i viktimave është 2.227 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para.

Disa ditë më parë në vend kanë mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump

Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump