COVID-19 s'ndal ritet fetare/ Besimtarët ortodoksë në radhë marrin bojën e kuqë për vezët e pashkëve

Pavarësisht situatës së Covid19, besimtarët ortodoks kanë vijuar me ritualet e tyre fetare në vigjilie të pashkëve ortodokse. Kështu në rradhë për një dhe të pajisur me masa mbrojtëse besimtarët ortodoks kanë mbushur oborrin e Katedrales Ortodokse në Tiranë ku janë vendosur dy stenda e ku tregtohen ingredientët për përgatitjen e vezëve simbolike të kësaj feste.

Ashtu siç shihet dhe nga pamjet kjo është një atmosferë e ngrohtë që vjen nga katedralja ortodokse dhe një mesazh i qartë se pavarsisht situatës që po përballet vendi ynë dhe  e gjithë bota  me Covi19 besimi i njerzve tek feja dhe zoti nuk është shuar. Për ReporTv një prej besimtareve shprehet se edhe pse në jemi në një situatë të vështirë ritualet fetare vijojnë normalisht.

“E vështirë është çfarë ti bësh por do ti bëjmë të tëra".

Pavarësisht kësaj ju nuk i keni ndalur ritualet tuaja, çfarë ingredientësh morët për përgatijen e vezëve?

Jo nuk i kemi ndalur. Morëm disa zbukurime dhe vezët, të kufizuara si në çdo gjë.” - u shpreh një besimtare.

Për të krishterët ortodoksë një nga traditat më të vjetra të Pashkëve janë vezët e lyera në ngjyrë të kuqe. Vezët simbolizojnë varrin bosh të Jezusit, i cili u ngrit pas kryqëzimit të tij dhe janë përdorur si mjet universal i  prezantimit për besimtarët e krishterë, ndërsa edhe parathonë përvojën e përjetshme të jetës, e cila pret besimtarët e vërtetë pas vdekjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 15/04/2020 23:59

    Budallenje

    Përgjigju
  • robi: 15/04/2020 18:08

    Ishalla kesaj radhe me pashket ortodokse kur te ngjallet krishti te shtunen e pashkeve, te marre me shqelma salivirusin, se me pashket katolike krishti qe u ngjall na zhgenjeu. Kemi shume besim tek Janullatosi qe do te beje dicka me krishtin e ringjallur kunder salivirusit qe ka gjunjezuar njerzimin. Amin

    Përgjigju
    • Selenice: 15/04/2020 23:58

      Ik more vlonjate budalla

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen