COVID-19 nuk ndal festivalin 'Divani lunxhot'! Performuan 10 grupe polifonike nga treva të ndryshme (VIDEO)

Në edicionin 6-të, përveç ansamblit “Lunxhëria” performuan 10 grupe të tjera polifonike nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse.

Qytetarët duken të shkujdesur kundrejt masave që dikton pandemia, edhe pse organizatori shprehet se është rekomanduar përdorimi i maskave.

"Divanit Lunxhot" është në vitin e 6-të.  Këtë vit bëhehet në kushte të veçanta për shkak të pandemisë. Sheshi është me karrige të distancuar. Njerëzit janë porositur të vijnë me maska. Edhe grupet para dhe pas përforcimit do jenë me maska. Nuk kemi organizuar as zejtarinë, as kulinarinë. Kushtet ishin të tilla që nuk i realizuam, dot”, tha organizatori, Koço Vasili.

Artistët shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë festival në kushte të pazakonta.

“Për mua është herë e parë që vij në këtë koncer. Kam ardh disa herë në Gjirokastër. Një bravo të madhe që në këtë kohë të vështirë pandemi e bëjnë të mundur që shpirti artistik të lëvize. Çdo vend është me protokolll”.

“Po rrespektojmë masat. Nuk e vendosim maskën se do këndojmë. Kam frikë. Shpresojmë të shpëtojmë sa më parë. Kam 53 vjet që këndoj. Përgëzoj orginazitorë” , thanë disa nga artistët.  

“Divani Lunxhiot” që u zhvillua në fshatin Dhoksat u mbështet edhe nga Bashkia e Gjirokastrës.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen