Botërori i vitit 2022 në Katar do të luhet me stadiumet e mbushur me tifozë. Këtë e ka konfirmuar Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mbrëmjen e djeshme gjatë një videokonference në Gjenevë.
Gjatë takimit të zakonshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë rreth pandemisë koronavirus, drejtuesi më i lartë i futbollit deklaroi:
“Deri në atë kohë, do ta kemi mposhtur COVID-19. Gjatë vitit të ardhshëm, në Kupën e Botës në Katar, do t’i kemi stadiumet e mbushura. Botërori do të jetë si gjithmonë një event magjik”, shtoi Infantino, i cili me gjithë vuajtjen globale që ka shkaktuar situata shëndetësore, është një prej njerëzve që kërkon me ngulm prezencën e publikut në impiantet sportive.
Aktiviteti në Katar, i pari në historinë e futbollit që do të zhvillohet në dimër, do të nisë më 21 nëntor 2022. Ndeshja hapëse do të luhet në stadiumin “Al Bayt”, me kapacitet 60 mijë vende, që do të presë edhe ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Evenimenti do të zgjasë diçka më pak se një muaj, me finalen që është programuar të zhvillohet më 18 dhjetor.
Ndryshe nga Europiani i spostuar për t’u zhvilluar gjatë këtij viti, ku ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, deri në këto momente mendohet që në Katar publiku nuk do të mungojë.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pierluigi Collina prezanton revolucionin në futboll, ndryshon mënyra e gjuajtjes së penalltive
11 Shkurt, 13:32
-
FIFA me dorë 'të hekurt', pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat
8 Shkurt, 10:01
-
Raporti i FIFA-s: Futbolli shqiptar përfitoi 3.9 milionë dollarë nga shitja e futbollistëve në vitin 2024
1 Shkurt, 12:00
-
Zyrtare/ Trajneri Rudi Garcia ulet në stolin e Belgjikës
24 Janar, 11:05
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
Peshëngritësi Ertjan Kofsha shpallet kampion në Katar, vendos rekord personal
30 Dhjetor 2024, 11:58
-
FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, e pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare
30 Dhjetor 2024, 08:52
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor 2024, 13:51
-
Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034
23 Dhjetor 2024, 15:18
-
Vinicius shpallet lojtari i vitit, FIFA ndan çmimet e më të mirëve të 2024
17 Dhjetor 2024, 19:11