COVID-19/ Rimëkëmbja ekonomike do të zgjasë 4 vjet, Niko Lera: Taksa e sheshtë ‘shteron’ të ardhurat

COVID-19 është rreziku kryesor që i kanoset ekonomisë së vendit e cila vijon të vuaj pasojat që la karantina gjatë vitit të kaluar. Ministria e Financave thotë se duhen minimumi 4 vite që vendi të arrij në rezultate pozitive. Rezultate që arriti në vitin 2018 dhe 2019.

Ky parashikim u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi online më fokus Strategjinë e Financave Publike e mbështetur nga BE, ku drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, foli për sfidat në mbledhjen e të ardhurave pas kësaj situate të krijuar me pandeminë.  

Sipas tij edhe pse të dhënat fiskale në tremujorin e parë të vitit janë premtuese dhe brenda pritshmërive, realizimi i plotë i të ardhurave varet nga pandemia.

Sipas Lerës në këtë gjendje ekonomike është e rëndësishme të bëhet një strategji afatmesme me objektiva për të realizuar dhe rritur të ardhurat, por ky projekt u shty për në vitin 2022 si pasojë e pandemisë dhe tërmetit.

Dy rrugët për të dalë nga situata me rezultate pozitive për drejtorin e politikave fiskale janë mirë-administrimi fiskal dhe hartimi i politikave të nevojshme.

Në fjalën e tij ai shtoi se edhe vendimet e qeverisë për të zeruar taksat për bizneset e vogla, kanë ndikim negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit, por janë ndërmarrë për të shmangur falimentimin e tyre. Teksa thotë se vendi ka një nivel të lartë të evazionit fiskal, Lera hedh poshtë shifrat e publikuar mbi këtë çështje, me argumentin se informaliteti real nuk mund të matet.

I pyetur nga Report TV se sa i realizueshëm është programi i PD-së për taksën e sheshtë 9%, Lera përgjigjet se ky sistem do funksiononte për pak kohë, sepse do të shteronin të ardhurat në buxhet. Për këtë sipas tij dëshmitarë janë të dhënat fiskale deri në vitin 2013, kur fillojë tkurrja e tyre si pasojë e aplikimit të kësaj takse.

“Pas vitit 2012-2013 taksa e sheshtë fillojë të krijojë probleme pasi të ardhurat filluan të binin, pasi e sheshta e ezauron efektin që ka në buxhetin e shtetit, dhe duhet aplikuar patjetër taksa e progresive pasi duhet të rritësh të ardhurat pasi duhet të mbulosh shpenzimet”, u shpreh Lera.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën