COVID-19 rrit kërkesat për biçikletat, tregtarët për Report Tv: Është rritur fluksi për blerje dhe riparim të tyre (VIDEO)

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve për shkak të pandemisë COVID-19 duket se ka ndikuar pozitivish në shitjen e biçikletave. Qytetarët në këtë periudhë kanë nxjerr biçikletat e vjetra, i kanë çuar për të riparuar, por ka pasur dhe nga ata që kanë blerë biçikleta të reja. Sigurisht e gjithë kjo është përkthyer në fitime për shitësit e biçikletave.

Tregu i biçikletave te pazari i ri në kryeqytet gumëzhinte nga zërat e atyre që ishin në kërkim të biçikletave apo të riparimit të tyre.

Periudha e karantinës ka rritur fluksin në dyqanet e biçikletave, pasi qytetarët i kanë zgjedhur si një formë alternative lëvizjeje.

“Po fluksi është rritur më shumë. Vijnë edhe për të rregulluar edhe për të blerë. Kanë nxjerr biçikletat e vjetra dhe po i rregullojnë. Para pandemisë situata ka qenë normale, tani është fluksi më i rritur logjikisht. Çmimet janë po njësoj. Mbi 30-40 biçikleta janë riparuar”-u shpreh Ardian Ceti

Biçikleta është mjeti më i mire dhe praktik thonë përdoruesit e dy-rrotakëve.

Kam vite të tëra që përdorë biçikletën në Tiranë edhe pse kam mjetin tim. Biçikleta është mjeti më i mirë dhe shumë praktik por njëkohësisht mban dhe veten në formë”-tha një qytetar

Muharrem Harizi ka 26 vite që riparon biçikleta. Kjo periudhë i ka shtuar punën por nuk kanë ndryshuar çmimet thotë ai.

Ka pasur shumë kërkesa për biçikleta. Riparime bëjmë më shumë, pastaj ka dhe kërkesa për biçikleta, por dikush e do të mirë dikush e do të lire”.

Çdo kush që merret me biçikleta dhe si rrjedhojë e njeh këtë treg, padiskutim që njeh dhe Ylli Dervishin. Ai qëndron në tunelin e kësaj zone prej 10 vitesh. 70-vjeçari vazhdon të riparojë çdo ditë biçikletat. Ndonëse puna i është shtuar më shumë atyre që i shesin, përsëri është i kënaqur me aq sa fiton.

“Unë kam 10 vjet që punoj në këtë vend, unë këtu flej, këtu punoj, këtu haj, këtu pi. Me këtë situatë u hap më tepër tregu i biçikletave, se janë bllokuar makinat, mjetet lëvizëse kështu që detyrimisht ka kaluar populli te biçikleta. Mund të kenë pasur më shumë punë ata që kanë shitur biçikleta jo unë që riparoj. Unë pres, ata që i kanë marrë do vijnë ti riparojnë, unë pres, atëherë haj bukë unë. Unë nuk pres që të haj bukë sot që kanë shit të reja, të bukura, në gjendje të mirë, me një fjalë pa bukë nuk ngelem prapë se prapë”-u shpreh Ylli Dervishi

Duke kaluar nga një dyqan tek tjetri, hasëm dhe Shkëlqim Jaopllari, çiklist në vitet 80, i cili shprehet se biçikletën e përdor prej vitesh edhe për të dale jashtë Tiranë.

Unë kam qen nja 5 vjet me Partizanin, në vitet 80-85. Biçikleta shërben për ta shfrytëzuar ne, që të mos lodhemi, të mbarojmë punë. Në këto kohë që kanë ardhur tani, me korsit që janë bërë ,biçikletat janë shumë të domosdoshme.  Unë kam nja dy shok që kanë dyqane, kanë pasur shumë shitje biçikletash. Brenda këtij muaji, ky shoku im mund të ketë shitur mbi 200 biçikleta”-tha Shkëlqim Jaopllari.

Në rrugët e kryeqytetit janë shtuar korsit e dedikuara për biçikletat. Së fundmi është shtuar dhe kjo korsi në rrugën Myslym Shyri. Gjatë periudhës së karantinës, përdorimi më i tepërt i biçikletave duket se ka ndikuar pozitivisht dhe në uljen e ndotjes së ajrit. 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/05/2020 23:13

    Kurse mua me kujton gomarin qe I ke pas hip ti para se te zbuloje qytetin.

    Përgjigju
  • ardi: 14/05/2020 17:07

    bicikleta, mjet i urryer, kujton enverin dhe lal erin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së