COVID-19 rriti rastet e pacientëve me sëmundje të veshkave, analizat që duhen bërë për ekzaminim të hershëm

Covid-19 nxori më shumë në pah simptomat e sëmundjeve renale ndaj dhe rastet me komplikacione janë rritur ndjeshëm. Në ditën botërore të veshkave, mjekja nefrologe në QSUT Marsida Duli thotë për Report Tv se shkak i rritjes së rasteve është hezitimi i pacientëve për kontrolle rutinë.

“Pandemia ka patur ndikimet e veta si në përkeqësimin e këtyre patologjive, progresin e sëmundjeve renale dhe kronike, gjithashtu është si mungesë e hezitimit të pacientëve për ta aksesuar kujdesin shëndetësor te mjeku specialist. Grupmoshat më të prekura , mosha mesatare”

Duli thotë se zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkave ndikon në reduktimin e rasteve të rënda, teksa jep disa këshilla për ekzaminimet e duhura.

“Sëmundjet renale janë të fshehura. Qytetarët shfaqin ankesa në faza të vona. Kështu që i bëj thirrje qytetarët të depistohen, të shfrytëzojnë ekzaminimet falas, siç është check up, analizat e urinës, analizë kreati, urine apo gjaku komplet dhe menjëherë t’i referehen mjekut të familjes.”

Referuar të dhënave statistikore botërore, 1 në 10 të rritur vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave. Në mbarë botën llogariten 850 milion pacientë me sëmundje renale kronike, dhe mbi 2 milion i nënshtrohen rregullisht dializës.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër