COVID-19 s'ka garanci, UEFA gati të shtyjë afatin për përfundimin e kampionateve (VIDEO)

Të martën UEFA doli me disa vendime të rëndësishme, në lidhje me vijim e kampionateve në Europë, por situata aktuale nuk po jep asnjë shenjë për rifillimin e garave në kontinentin e vjetër. Institucioni më i rëndësishëm në Europë shtyu Europianin dhe vendosi si kusht përfundimin e kampionateve deri me 30 qershor, në mënyrë që kualifikueset e kupave të Europës të luhen në momentin e duhur.

Por ky parashikim duket se ka rënë poshtë. Situata në kontinent në lidhje me koronavirusin hë për hë nuk po shkon drejt përmirësimit, madje po ndodh e kundërta. Në këto kushte UEFA sipas "L'Equipe" po mendon për një tjetër plan. Ideja është që kampionatet në Europë mund të luhen deri më 30 korrik, me kushtin e vetëm që ata vetëm të përfundojnë.

Gjithsesi për momentin asgjë nuk është e sigurtë pavarësisht se UEFA po mendon të ndërhyjë sërish. "Premier League" është në diskutim serioz, pasi atje nuk mungojnë zërat se kampionati tani mund të jetë i mbyllur, pasi koha nuk premton.

Ditë më parë raportime të ngjashme kemi patur edhe nga Italia, ku njerëz të lidhur me Seria A kanë deklaruar se kampionati është në rrezik serioz. Të paktën ky sezon në të gjithë Europën rrezikon shumë. Madje edhe një virolog parashikoi se këtë vit do të jetë shumë e vështirë që të luhet futboll në Europë, pasi pandemia COVID-19 ka gjasa të mos largohet aq lehtë.

Sakaq me mendimin për të ndalur futbollin këtë vit ishte edhe sulmuesi i Interit Romelu Lukaku, i cili për mediat italiane është shprehur se nuk ka kuptim që të luhet këtë vit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani