Covid-19: Spitalet britanike po përballen me 'presion'  në rritje, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

Covid-19: Spitalet britanike po përballen me 'presion'  në rritje, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

Foto ilustruese

Më shumë se 8,000 thirrje telefonike në ditë merr shërbimi i emergjencës në Spitalet e Londrës, duke shënuar ditët më të ngarkuara në shërbimet e vendit. Shërbimi u ka kërkuar njerëzve që të telefonojnë në 999 vetëm nëse ka një urgjencë serioze. Të Dielën, rreth 30,501 infeksione dhe 316 vdekje u regjistruan në vend, por shkalla e vërtetë e rasteve ka të ngjarë të jetë më e lartë pasi Skocia nuk po ka deklaruar të dhëna rreth vdekjeve midis 24 dhe 28 Dhjetorit, ndërsa Irlanda e Veriut nuk jep të dhëna as për rastet as për vdekjet gjatë së njëjtës periudhë.  Në bazë të të dhënave të marra nga Shërbimi i Emergjencës në Londër tregoi se 7,918 telefonata të marra në 26 dhjetor ishin më shumë se 2,500 në të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

Një memorandum i LAS tha se  kjo rritje kishte të bënte me "përhapjen e shpejtë të variantit të ri të virusit Covid-19".

Që nga 24 dhjetori, Londra dhe jug-lindja kishin përqindjen më të madhe të rasteve të varianteve të reja.

Masat e javës së parë janë më të vështirat deri tani, me  ndalim qarkullimi nga ora 20:00 GMT, dyqanet e mbyllura nga ajo orë dhe të gjitha tubimet e brendshme dhe të jashtme të ndaluara deri në 06:00. Shkalla e infektimit në Angli aktualisht është më e larta në zonat e Essex, London dhe pjesë të tjera të Jug-Lindjes. Në javën përpara 21 Dhjetorit, Brentwood, Epping Forest dhe Thurrock të gjithë kishin norma prej më shumë se 1,350 raste për 100,000 njerëz. Kjo vjen ndërsa 24 milion njerëz - ose 43% e popullsisë e vendit tani po jetojnë nën rregullat më të ashpra pasi më shumë se gjashtë milion njerëz në Anglinë lindore dhe jug-lindore hynë në nivelin më të lartë të kufizimeve të Shtunën. Rregullat përfshijnë një urdhër "qëndrimi në shtëpi". Ndërkohë, NHS Anglia tha se vaksinat ndaj koronavirusit ishin ndalur në Ditën e Krishtlindjes dhe gjatë fundjavës, por do të rinisnin të hënën.

Ndërkohë që Shërbimi shëndetësor në vend deklaroi se vaksinat ndaj koronavirusit do të rifillojnë ditën e sotme pasi ishin ndalur në Ditën e Krishtlindjes dhe gjatë fundjavës. Vaksina nga Pfizer / BioNTech ishte e para që u mori aprovim në Mbretërinë e Bashkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje