Vaksina britanike AstraZenca ka rezultuar më pak efektive kundër variantit të ri të COVID-19 të zbuluar në Afrikën e Jugut.
Studimi nga Universiteti i Afrikës së Jugut i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit tregoi se vaksina kishte ulur ndjeshëm efikasitetin kundër variantit të Afrikës së Jugut, sipas një raporti të Financial Times të botuar ditën e djeshme.
Javën e kaluar në Afrikën e Jugut kanë mbërritur 1 milionë doza të AstraZeneca me qëllim vaksinimin e personelit mjekësor, por pas një prove u vërtetua se vaksina britanike nuk është mjaftueshëm efektive kundër variantit të ri, të Afrikës së Jugut.
Ditën e djeshme, ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize, i Afrikës së Jugut tha se pikërisht ky variant i ri i cili po dominon aktualisht në vend po shkakton 90% të vdekjeve nga virusi.
"Vaksina AstraZeneca u shfaq efektive kundër llojit origjinal, por jo kundër variantit të ri. Ne kemi vendosur të ndalim përkohësisht shtrirjen e vaksinës AstraZeneca. Duhet bërë më shumë punë." tha Mkhize.
Shkencëtarët do të vazhdojnë të bëjnë studime lidhur me vaksinës anti-COVID, AstraZeneca, për të zbuluar më shumë në lidhej me efektshmërinë dhe mbrojtjen e saj.
Kohët e fundit COVID-19, si çdo virus edhe koronavirusi është mutuar, duke krijuar kështu variante të reja.
Pavarësisht se shtetet kanë marrë masa të reja anti-COVID për parandalimin e përhapjes së tyre, tashmë ato po bëjnë xhiron e botës.
Ndërkohë, për sa i përket vaksinave të cilat qarkullojnë në treg, pretendohet se disa prej tyre mund të mbrojnë organizmin njerëzor edhe nga variantet e reja të COVID-19, por edhe ky fakt është ende në studim e sipër.