Një 14 vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën si pasojë e infeksionit nga koronavirusi, duke u bërë viktima më e re në botë që humb jetën nga COVID-19.
Sipas DailyMail, Vitor Rafael Bastos Godinho vuante nga psoriaza, një sëmundje e lëkurës
Ëndrra e 14 vjeçarit ishte futbolli dhe sipas gazetës ai kishte ëndër të ndiqte gjurmët e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.
Godinho ishte shtruar në spital ditën e shtunë kur edhe u identifikua pozitiv me koronavirus dhe vetëm një ditë më pas u bë viktima më e re në kontinetin e vjetër.
Në Portugali numri i të infektuarve është 5962, ndërsa ka patur edhe 119 viktima nga koronavirusi.
Vetëm tre ditë më parë, në Francë humbi jetën prej infeksionit një vajzë 16 vjeçare.
Julie A. u shtrua në një prej spitaleve të Parisit të mërkurën, pas një kolle të lehtë dhe të thatë
Motra e saj, mes lotëve deklaroi për një television francez se “Nuk duhet besuar se koronavirusi vret vetëm të moshuarit. Askush nuk është i pathyeshëm kundër këtij virusi”.
Lajmi kryesor:
Ulen shifrat e të prekurve, rritet numri i viktimave, rekord të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi









