Covid-19, ylli i Pop-it Madonna pozitive nga koronavirusi: Kam zhvilluar antitrupa (VIDEO)

Infeksioni i koronavirusit nuk kursen askënd, as edhe yjet e muzikës si Madonna. Këtë e ka zbuluar vetë ylli i pop-it me një ditar video të publikuar në orët e kaluara në profilin e saj në Instagram ku ajo iu tregon fansave për përvojën e saj.

"Bëra testin e Covid një ditë tjetër dhe zbulova se isha pozitive por edhe se kisha zhvilluar antitrupa - tha mbretëresha e popit. “Nesër do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do të hap dritaren dhe do të marr frymë e ajër të pastër. Shpresoj që të ketë një diell të ndritshëm ".

Disa javë më parë një tjetër postim nga ylli i popit kishte ngjallur shumë reagime dhe gjithashtu disa kritika sepse artistja i kishte ftuar të gjithë të respektojnë karantinën, teksa ndodhej në një vaskë të mbushur me petale trëndafili. Më vonë ajo ishte ndër yjet e muzikës që dhuroj një shumë të hollash për fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që tashmë janë duke punuar për të gjetur një vaksinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë