COVID-19/ Zyrtarët bënin vaksinën te parët në vend të mjekëve, qytetarët gjermanë të revoltuar

COVID-19/ Zyrtarët bënin vaksinën te parët në vend të mjekëve, qytetarët gjermanë të revoltuar

Një valë zemërimi ka pushtuar popullsinë gjermane pas disa raportimeve se zyrtarët në klinikat në veriperëndim të vendit kanë marre dozat e tyre të vaksinave para personelit mjekësor dhe punonjësve në vijën e parë në frontin e emergjencave.

Televizioni publik Gjerman, NDR, raportoi të Mërkurën se vetëm 400 nga 2,500 personel në spitalet në Aurich, Norden dhe Emden janë vaksinuar, duke përfshirë mjekë, infermierë dhe staf  në vijën e parë të frontit të emergjencave.

Ndërkohë, një i besuar i publikut, përgjegjës për klinikat tha se menaxherëve ju ishte bërë injeksioni i cili, do të skadonte nëse nuk përdorej.

Ditë më parë, një menaxher i lartë me Kryqin e Kuq la punën e tij rezultoi që kishte marrë doza të tepërta vaksine menjëherë pasi furnizimet e para mbërritën në vend vitin e kaluar.

Eugen Brysch, kreu i Fondacionit të Gjermanisë për Mbrojtjen e Pacientëve, i tha Associated Press se duhet të ketë ndëshkime për kapërcimin e radhës dhe se ata ishin në dijeni të rasteve kur lista e përparësive ishte injoruar. Ai tha se nëse Ministri i Shëndetësisë është serioz  për të patur një zgjidhje të drejtë , atëherë duhet të ketë pasoja për ata që nuk e zbatojnë atë B

Sipas tij do të ishte mirë nëse vaksinat do të rezervoheshin për më të moshuarit dhe më të sëmurët e shoqërisë derisa të gjithë të marrin dozat e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin