Propozoi një projektligj kundër vaksinimit të detyrueshëm, COVID-19 i merr jetën politikanit brazilian

Propozoi një projektligj kundër vaksinimit të detyrueshëm, COVID-19 i merr jetën politikanit brazilian

COVID-19 i merr jetën ligjvënësit brazilian Silvio Antonio Favero, një deputet i Asamblesë Legjislative. Ai ishte shtruar në spital që prej 4 Marsit dhe intubuar në njësinë e kujdesit intensiv. Mjekët thanë se ai kishte vdekur si rezultat i ndërlikimeve dhe infeksioneve të shkaktuara nga virusi.

Favero kishte prezantuar një projekt-ligj, i cili është duke u shqyrtuar në Asamblenë Legjislative, kundër vaksinimit të detyrueshëm për Covid-19. Ai argumentonte se projektligji do të 'garantonte të drejtën e qytetarëve për të vendosur nëse duan apo jo të vaksinohen'.

Favero ndante të njëjtat mendime dhe dyshime më Presidentin brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro rreth efikasitetit dhe sigurisë së vaksinave.

Presidenti gjithashtu ka refuzuar publikisht masat kufizuese duke refuzuar mbajtjen e maskës në publik, distancimit shoqëror dhe bllokimit, duke u thënë brazilianëve 'të ndalojnë së ankuari ‘ dhe të mësojnë të jetojnë me virusin.

Vetëm 8.6 milion Brazilianë, ose katër përqind e popullsisë, kanë marrë dozën e parë të vaksinës, me vetëm 3 milion që marrin një dozë të dytë. Brazili ka përdorur CoronaVac  atë të Oxford / AstraZeneca.

Brazili po lufton me një rritje të rasteve të Covid-19 të nxitura nga një variant i ri, më ngjitës i virusit, i cili ka mbingarkuar repartet e kujdesit intensiv.  Brazili ka regjistruar 11,483,370 raste që nga fillimi i pandemisë ndërsa numri zyrtar i viktimave ka arritur në 278,229,  duke e bërë Brazilin vendin e dytë më të goditur në botë  në shpërthimin më vdekjeprurës dhe më të përhapur në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase