Covid-Britania e Madhe/ 84 vjeçari i infektuar para se Kina të paralajmëronte OBSH-në për epideminë

Covid-Britania e Madhe/ 84 vjeçari i infektuar para se Kina të paralajmëronte OBSH-në për epideminë

Një 84-vjeçar, i cili vdiq nga koronavirusi në janar, u infektua me virusin në dhjetor, të paktën dy javë para se Kina të paralajmëronte OBSH për shpërthimin e epidemisë.

Kjo u zbulua nga ekzaminimet e autopsisë dhe testi i taponit i kryer pas vdekjes së Peter Attwood, një pacient i moshuar britanik, vdekja e të cilit është regjistruar si "infeksion Covid-19 dhe bronkopneumoni".

Historia, e raportuar nga disa media në Mbretërinë e Bashkuar, tregon për ekzistencën e Covid-19 shumë përpara se Kina të paralajmëronte Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas asaj që është rindërtuar, 84-vjeçari vdiq në 30 janar.

Vdekja e burrit përshkrua si "atak i zemrës dhe pneumoni", por testet e mëtejshme të kryera pas vdekjes së tij zbuluan se Coronavirus ishte i pranishëm prej kohësh në indin e tij të mushkërive. Sipas asaj që familja e tij ka rindërtuar, Attwood, i cili nuk kishte udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit, dyshohet se përjetoi simptomat e para më 15 dhjetor, dy javë para se Kina t'i komunikonte zyrtarisht OBSH fillimin e epidemisë së Coronavirusit.

Sipas vajzës së viktimës, kjo tregon se virusi kishte qenë i pranishëm në Mbretërinë e Bashkuar para shpalljes së emergjencës shëndetësore

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë