Covid-Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik

Covid-Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik

Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallur në përgjigje të koronavirusit, deri më 15 korrik, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, njoftoi të mërkurën ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Bullgaria ka nisur të relaksojë masat kufizuese këtë muaj, por, javën e kaluar, ka raportuar për 606 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë javor prejse ka nisur pandemia në mes të marsit.

Të mërkurën u regjistruan edhe 130 raste të reja, të cilat e çojnë në 4,114 numrin e përgjithshëm.

Prej të infektuarve, deri më tash 208 vetë kanë humbur jetën.

“Kemi rritje të intensitetit të epidemisë dhe përhapje më të madhe të koronavirusit", tha Ananiev në një mbledhje të qeverisë.

Ai tha se numri mesatar ditor i personave të infektuar me koronavirus nga 10 qershori deri më 24 qershor është rritur më shumë se tri herë (nga 26 në 84 raste në një ditë të vetme), në krahasim me periudhën e mëparshme dyjavore.

Ananiev tha se Bullgaria nuk do të ndërmarrë masa të reja, por do të forcojë kontrollet e distancës fizike, të maskave të detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe do të mbajë në fuqi ndalimet e udhëtimit për shumicën e vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë