Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit dhe ka rihapur kufijtë për turistët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha ministria e Shëndetësisë bullgare.
Në mes të muajit mars, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Ministria e Shëndetësisë tha se heqja e ndalimit përfshin gjithashtu: San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanit.
Ministria tha se "njerëzit që vijnë në Bullgari do të vazhdojnë të kalojnë 14 ditë në karantinë".
Por, periudha 14-ditore nuk do të zbatohet më për qytetarët bullgarë dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së që udhëtojnë për arsye humanitare dhe ata që janë "përfaqësues të veprimtarive tregtare, ekonomike dhe investuese".
Të martën, Bullgaria tha se kishte rënë dakord me Greqinë dhe Serbinë fqinje për të lehtësuar disa kufizime të udhëtimit.
Ekonomia e Bullgarisë është në masë të madhe e varur nga turizmi.
Numri i rasteve të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri ka pësuar rënie.
Bullgaria deri më tani ka regjistruar 2.331 raste të infektuarve me koronavirus dhe 120 vdekje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 669
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë çmimin e lejeve të udhëtimit për vizitorët nga BE me 60%
18 Janar, 10:17
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21