Mbyllja e Greqisë nga infeksioni i koronavirusit do të përfundojë së shpejti.
Qeveria e Athinës ka njoftuar se fluturimet nga Italia, Spanja dhe Hollanda do të jenë në gjendje të nisin nga 15 qershori, ndërsa qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë do të duhet të presin deri më 1 korrik.
Ministri grek i turizmit Harry Theoharis tha se "Greqia po hapet para botës, pak nga pak, pa rrezikuar shëndetin e turistëve dhe qytetarëve grek. Kushdo që dëshiron të vijë në vendin tonë është i mirëpritur. Dhe ne do të bëjmë çmos që ta bëjmë atë të rikthehen në shtëpi me shëndet të mirë"
Nga 1 korriku do të rinisin të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga çdo aeroport grek dhe sapo të mbërrijnë pasagjerët do të kryejnë testin e Covid
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE
•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;
•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE
•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;
•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.
MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU
•Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.
MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK
•Nga aeroportet jashtë listës së EASA:
•Teste me marrjen e mostrave;
•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të
testit;
•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine
Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:
• Test për të gjithë;
• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;
• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut)
MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU
Për të gjitha vendet e origjinës
•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi
•Teste me marrjen e mostrave;
•14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine
HOTELE KARANTINE
•Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”
Kufijtë me jorgjete te qendrojne pergjithmone mbyllur!
Përgjigju