KAVAJË- COVID-19 i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara.

Report Tv bën me dije se prej 3 javësh Cara ishte i shtruar në spitalet COVID  në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte këtë betejë. Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe kryebashkiakut Redjan Krali, teksa e vlerëson Carën për kontributin e tij.  

“Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi!  Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte.  Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.  Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë! Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara”, shkruan Krali.


Lajmi kryesor:

Numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, 775 raste të reja e 12 viktima nga COVID! Infektohet ministrja Kushi, ndërron jetë ish-prefekti Vlorës dhe ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Kavajë