Shifrat e reja të personave të infektuar me COVID në 24 orët e fundit kanë një bilanc pozitiv krahasuar me një ditë më parë, por situata në spitale vijon që të mbetet e rëndë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar 775 raste të reja.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (15 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 775
Të shëruar në 24 orë 972
Të shtruar në spitale 547
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2698
Testime totale 416,976
Raste pozitive 93,850
Raste të shëruara 57,736
Raste Aktive 34,547
Humbje jete 1,567
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20505
Fier 2952
Vlorë 1801
Durrës 1718
Elbasan 1307
Shkodër 1500
Lezhë 1127
Korçë 1018
Berat 1018
Gjirokastër 855
Kukës 429
Dibër 317
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot nga foltorja e Kuvendit se do të hapen spitale e para rajonale, ai i Shkodrës dhe i Durrësit.
TIRANË- Koronavirusi nuk ka kursyer as ministren e Arsimit, Evis Kushi. Report Tv mëson se Kushi ka rezultuar pozitiv me COVID dhe aktualisht është karantinuar në banesë. Ministrja ka pasur një apel për të gjithë që të respektojnë masat anti-COVID.
"Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja", shkruan ministrja.
Më herët, kanë rezultuar pozitiv me COVID, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad.
Eduart Verçani ish-prefekti i Vlorës, ka ndërruar jetë për shkak të COVID në moshën 61-vjeçare. Verçani kishte më shumë se 7 ditë i shtruar në spital.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dy ditë më parë.
KAVAJË- COVID-19 i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara.
Report Tv bën me dije se prej 3 javësh Cara ishte i shtruar në spitalet COVID në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte këtë betejë. Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe kryebashkiakut Redjan Krali, teksa e vlerëson Carën për kontributin e tij.
“Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi! Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte. Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë. Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë! Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara”, shkruan Krali.